0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kush është eurodeputeti francez që po qëndron në Kosovë e po fyen UÇK-në

Rekomandime

Euro-deputeti Nicolas Bay, është francez. Ai po qëndron në një vizitë në Kosovë. Por këtë vizitë siq duket francezi po e shfrytëzon për të fyer UÇK-në, e për të nxitru serbët e veriut për “rezistencë”.

Kush është Bay?

- Advertisement -

Ai është një deputet i Parlamentit të Evropës, i cili më së shumëti njihet për qëndrimet e tij konservatore. Anëtar i të djathtës ekstreme, e një i krishterë i “përbetuar”.

Në vitin 1998, ai themeloi Shoqatën e Veprimit të Rinisë së Krishterë (AJAC), një lëvizje që kundërshtoi eutanazinë.

Ai kundërshtoi edhe ligjin për martesa të gjinisë së njejtë, në Francë.

- Advertisement -

Ka marrë pjesë në protestat kundër ligjit të martesës së të njëjtit seks në 2013.

Nga partia ku bënte pjesë paraprakisht këshilli i partisë e larguan, përshkak se mbante kontakte të afërta me ekstremisten e djathtë, Marine Le Pen.

- Advertisement -

Ai është një Euroskeptik, gjithashtu.

Si anëtar i tubimit kombëtar euroskeptik, ai mbrojti me vendosmëri vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për Brexit.

Ai gjithashtu njihet për deklaratën “Të gjithë terroristët janë emigrant” , duke iu referuar sulmeve terroriste në Francë gjatë vitit 2017

Çfarë po bën në Kosovë?

Ai ka provokuar fillimisht me një video nga Ura e Ibrit ku ka përdorur gjuhë raciste ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e të njëjtën gjuhë e ka vazhduar edhe sot.

Bay ka shkruar nëpër rrjete sociale se në Kosovë janë vrarë e zhdukur mijëra civilë.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, thuhet në një nga postimet e tij.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai në një tjetër postim dje.

Gjuhën e njëjtë, eurodeputeti francez Bay e ka vazhduar edhe sot gjatë disa takimeve me serbët e Kosovës.

“Ndërmjet viteve 1998 dhe 2000, qindra civilë serbë të Kosovës u rrëmbyen, u vranë dhe u lanë në varreza masive nga milicitë terroriste të UÇK-së. Në kujtim të të zhdukurve dhe në mbështetje të familjeve të viktimave, Negovan Mavric udhëheq luftën kundër harresës”, ka shkruar në Facebook dhe ka postuar foto nga veriu i Kosovës./Nacionale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit