3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kush është gruaja misterioze që Kurti e propozoi për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Rekomandime

Rozeta Hajdari është e propozimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Gruaja me prejardhje nga Peja e që jeton në Prishtinë, është emër pothuajse i panjohur në publik dhe në internet ka shumë pak informacion për të, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Hajdari ka studiuar në Suedi, ndërsa është pronare e një kompanie të quajtur “R&V Consulting”, e cila merret me këshillimin e bizneseve.

Përveç këtij biznesi, Rozeta Hajdari punon si koordinatore për Arsim të Lartë në organizatën joqeveritare që vepron në Kosovë, “Austrian Development Agency”.

Pavarësisht se i ka zgjedhur emrat e ministrave, Kurti dhe ende nuk ka marrëveshje me LDK-në për të bashkëqeverisur dhe për të bashkëqeverisur për 4 vitet e ardhshme.

- Advertisement -

Përmes një video-incizimi, Kurti përmendi Blerim Rekën, Albulena Haxhiun, Besnik Bislimin e Arben Vitinë si propozime për ministra nga radhët e LVV-së, ndërsa Haki Abazin për zëvendëskryeministër të dytë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit