1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush është kampioni i trefishtë botëror që i bashkohet ushtrisë ukrainase

Rekomandime

Boksieri i njohur ukrainas, Vasily Lomachenko, është rikthyer për t’i ndihmuar vendit të tij në luftë kundër agresionit të Rusisë, e cila i ka nisur sulmet ndaj shtetit ukrainas qe pesë ditë.

34-vjeçari u raportua se u largua drejt Greqisë, por tani thuhet se është kthyer në Ukrainë dhe i është bashkuar ushtrisë ukrainasve për të Iuftuar ndaj rusëve.

- Advertisement -

Lomachenko së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku shihet i veshur me uniformën ushtarake të Ukrainës.

“Batalioni i Mbrojtjes Territoriale Belgorod-Dniester është formuar dhe armatosur. Boksieri Vasyl Lomachenko është në mbrojtje”, është mbishkruar në këtë fotografi.

- Advertisement -

Tre herë kampioni i botës në tri divizione të ndryshme nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka lënë një jetë luksoze për t’i dalë në ndihmë vendit të tij, pasi pjesë e Iuftës janë edhe vëllezërit, Wladimir dhe Vitaly Klitschko, e po ashtu edhe personalitete tjera të njohura të jetës publike në Ukrainë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit