1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kush është maqedono-shqiptari që po spekulohet si kryeministër?

Rekomandime

Në mozaikun e të panjohurave se kush do t’i sigurojë numrat për të bërë Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ndër spinet e lansuara partiake është përmendur edhe emri i Llazar Elenovskit, diplomatit me karrierë.

Elenovski më parë i njohur edhe si ish-ministër mbetet një figurë individualiste që ka ditur të menaxhojë dhe të menaxhohet në skenën politike, njofton INA.

- Advertisement -

Emri i tij orëve të fundit u lakua si kompromis për kryeministër shqiptar, një kusht i BDI-së për të formuar Qeverinë. Mediat online në Shkup kanë shkruar se BDI ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE që Elenovski të jetë emri i kryeministrit në Qeverinë e re.

Reflektimi i vazhdueshëm tek emri i tij ka të bëj me faktin se është një fëmijë i një çifti të përzier, babain maqedonas dhe nënën shqiptare. Që nga fëmijëria Elenovski ka kapur të dyja gjuhët dhe se ai sot flet rrjedhshëm dhe gjuhën shqipe.

Megjithëse, emri i tij ka ngelur vetëm spekulim, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka qenë personalisht i angazhuar për avancimin e tij, duke e mbështetur nominimin për t’u emëruar ambasador në Bruksel. Elenovski së fundi ishte po ashtu në mision diplomatik, në cilësinë e përfaqësuesit special të Qeverisë për integrim në NATO në Bruksel. Në maj të këtij viti ai u shkarkua nga kjo detyrë.

- Advertisement -

Elenovski është i lindur më 19 mars 1971, i diplomuar për ekonomi në Universitetin e Shkupit. Ai gjatë karrierës së tij të re dhe të pasur ka kryer edhe funksione të tjera duke qenë ministër i mbrojtjes në vitin 2006 në Qeverinë LSDM – BDI. Në vitin 2014 emri i tij u përmend si kandidat koncesual për president.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit