13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Përplasje mes nënkryetarit shqiptar të Kuvendit dhe deputetit serb, ndërpritet seanca në Mal Të Zi

Rekomandime

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën deputetët diskutojnë dërgimin e ushtarve në forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s, u ndërpre shkurt pas një incidenti verbal midis deputetit të DF, Jovan Vuçuroviq dhe Nënkryetarit të Parlamentit, Genci Nimanbegu.

Pasi Vuçuroviq në fjalën e tij u shprehë se duhet të kujtojmë rolin heroik të Republikës Srpska në 1995 dhe Jugosllavisë në 1999, Nimanbegu tha se i vjen keq që populli serb ka një përfaqësues si Vuçuroviqi në parlament.

- Advertisement -

Ju mendoni se jeni krenar, i ditur dhe i drejtë. Ju keqinterpretoni historinë dhe kultivoni vetëm farat e së keqes dhe përçarjes, sepse lavdërimi i Republikës Srpska në 1995 dhe Jugosllavia në 1999 do të thotë lavdërimi i krimeve dhe luftërave, dhe NATO është ai që kontribuoi për paqen në Bsonje e Hercegovine dhe paqen në Kosovë”, tha Nimanbeg, ndaj të cilit reagoi Vuçurpviq.

“Turp për ju, Genci Nimanbegu. Turp për ju – tha deputeti i DF.”

“Turp për ju”, ai iu përgjigj Nimanbegu dhe ndërpeu seancën, transmeton Malesia.me.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit