3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kush është Nikolai Patrushev: Njeriu i Putinit që shkon në Beograd të propagandojë involvimin e ‘kosovarëve në Ukrainë’

Rekomandime

Një nga njerëzit më të afërt të Vladimir Putnit, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, Nikolai Patrushev, do të shkojë për vizitë në Beograd më 28 shkurt.

Analisti Agon Maliqi, ka alarmuar se një vizitë e tillë, është tendencë e Vladimir Putinit për ta destabilizuar edhe rajonin tonë.

- Advertisement -

Patrushev, sipas mediave serbe, do të ketë takim me Aleksandër Vuçiqin dhe siç raporton Novosti serb, një nga temat që do të diskutohet është edhe paralajmërimi i ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov lidhur me atë ‘Rusia ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po dërgohen për të Iuftuar në lindje të Ukrainës’.

“ Vuçiq dhe Patrushev do të flasin lidhur me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë si dhe sfidat e sigurisë me të cilat po përballet rajoni, Europa dhe bota’, shkruan Novosti.

Milloard Dodiku i Presidencës serbe në Bosnjë e Hercegovinë, i fryu zjarrit dje duke propaganduar deklaratën e Lavrovit si dhe shtoi se ‘ajo duhet të merret shumë seriozisht’.

- Advertisement -

Agjencia e lajmeve ruse, Sputnik, citoi ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov që thotë se ka informacione se mercenarë po rekrutohen për tu dislokuar në Donbash nga Kosova si edhe nga shqipëria dhe Bosnja

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit