8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kush është politikani që Rusia dëshiron që ta udhëheqë Ukrainën?

Rekomandime

Britania e Madhe ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të instalojnë në Ukrainë një qeveri kukull që do të mbështesë Moskën.

Qeveria kukull do të drejtohet nga ish-deputeti pro-rus Jevhen Murajev dhe për këtë plan, Moska po organizon të gjithë mbështetësit në Kiev. Por kush është politikani ukrainas që përflitet se do të marrë drejtimin e kësaj qeverie kukull?

- Advertisement -

Murayev është pjesë e një grupi të politikanëve që kundërshtojnë udhëheqjen perëndimore të shtetit, që erdhi në pushtet pas protestave masive të vitit 2014.

Ai e nisi karrierën e tij politike si aleat i ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, që u largua për në Rusi pas protestave.

Në periudhën 2014-2019 ai ishte deputet në Parlamentin ukrainas.

- Advertisement -

Fillimisht ai ishte deputet i fraksionit të Bllokut Opozitar por, në Qershor të vitit 2016, ai themeloi partinë e tij të quajtur Për Jetën.

Në 2018, ai themeloi një parti tjetër të quajtur Nashi.

- Advertisement -

Murayev u regjistrua si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2019, por u tërhoq nga gara para se të mbaheshin zgjedhjet presidenciale.

Murayev ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë britanike se ai bashkëpunon me Rusinë duke argumentuar se ndaj ti janë vendosur sanksione nga pala ruse në 2018.

Murayev i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dëshiron që Ukraina jetë politikisht neutral dhe e lirë nga ndikimi i jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit