Friday, September 13, 2024

Kush është Velko Odalloviq, personi që u përmend nga Kurti sot në Bruksel

- Advertisement -
- Advertisement -

Joseph Goebels ishte njeriu kryesor i Hitlerit për propagandë. E Herman Goering një nga eprorët më të lartë ushtarak të liderit nazlst. Emrat e këtyre dyve u përmendën nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në takimin e parë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Me ta, shefi i qeverisë kosovare iu referua Velko Odalloviqit dhe Zoran Angelkoviqit, që ishin drejtuesit kryesor serb të Kosovës së okupuar gjatë Iuftës.

I pari është i lindur në Komunën e Lipjanit dhe ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Sllobodan Millosheviqit në Kosovë nga viti 1997.

- Advertisement -

E i dyti është i lindur në Serbi dhe gjatë viteve të ’90 si anëtar i socialistëve në pushtet u dërgua në Kosovë, kur të gjithë shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet.

Këta dy politikanë e priten në Prishtinë presidentin e Serbisë, Milan Milutinoviq gjatë kohës së bmbardimeve.

Atë e shoqëruan për të parë nga afër disa objekte që ishin goditur nga bmbat e avionëve të NATO-s. Aktivitetin politik në Kosovë, Odaloviq e Angjelkoviq e vazhduan edhe pas Iuftës. Ata morën pjesë në tubimin e socialistëve në Graçanicë në vitin 2000. Madje, Odaloviq përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -

”Grupet separatiste e trroriste shqiptare do të largohen sepse nuk e kanë vendin këtu, dhe ata do të shkojnë bashkë me OKB-në, mos keni asnjë dilemë. Të gjithë së bashku ndonëse do të na kushtojë shumë dhe është vështirë, por me përkrahjen e partisë dhe shtetit do të qëndrojnë këtu. Të jeni të sigurt”, ishte shprehur Velko Odaloviq, njofton Klan Kosova.

Pak vite më vonë edhe Odaloviq edhe Angjelkoviq shkuan në Serbi. E i pari vazhdoi të merret me politikë dhe mbajti poste me rëndësi në qeveri dhe Kuvend. Ndërsa aktualisht është Kryetar i Komisionit për persona të zhdukur në Serbi, nga e cila pozitë Albin Kurti kërkoi që ai të shkarkohet. Por, Odaloviq këtë kërkesë dhe krahasimin me Goebelsin e Goringun i cilësoi si befasi të pakëndshme.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura