0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kush është zyrtarja e Komunës së Pejës që po fshihet prapa rastit “Orinda”

Rekomandime

Rasti i rrahjes dhe maltretimit të të moshuarës Minire Nura në Pejë ka marrë përmasa ndërkombëtare. Tre vajzat e përfshira në dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës po mbahen në paraburgim.

Por, është edhe një zyrtare shtetëtore që është e përfshirë në rast dhe se po “mbrohet” në heshtje nga ky skandal.

- Advertisement -

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se zyrtarja në fjalë është Vera Kolgjeraj. Vera punon si zyrtare e shërbimeve sociale dhe familjare në Qendrën për Punë Sociale në Pejë.

Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se Kolgjeraj ishte edhe menaxhere e qendrës “Orinda” në Pejë. Madje ka patur raste të shpeshta kur Vera edhe gjatë orarit të punës ndodhej tek “Orinda” dhe se menaxhonte kryesisht punëtorët e kësaj qendra.

Se Vera punonte tek “Orinda” është konfirmuar në kushte anonimiteti edhe nga punëtorët e kësaj qendre, për çka kanë dhënë edhe argumente.

- Advertisement -

Zyrtarja e komunës së Pejës pothuajse çdo ditë ushqehej në kohën e pauzës tek “Orinda” dhe kërkonte llogari nga punëtoret për punët ditore.

“Vera ka qenë arsyeja që shumica e punëtoreve e kanë lëshu punën nga Orinda. Ajo ka qenë tejet arrogante me punëtoret, ka bërë shumë presion” ka thënë një ish-punëtore e qendrës.

- Advertisement -

Se Vera e mbante punën në të “zezën”, tregon edhe fakti se vetura e saj parkohej në një skutë të qendrës dhe jo tek parkingu zyrtar i “Orindas”.

Një burim brenda qendrës “Orinda” ka konfirmuar për Indeksonline se Kolgjeraj ishte në dijeni të plotë për rastin e dhunës ndaj Minire Nurës dhe se e njëjta ka tentuar ta fshehtë në tërësi rastin.

Se Vera nuk qëndron mirë në rastin “Orinda”, tregon edhe fakti se telefoni i saj nuk ka qasje fare.

Indeksonline ka tentuar të pyes pronarin Anton Rasaj për rolin e Kolgjerajt tek “Orinda, por që i njëjti nuk është përgjigjur.

Indeksonline ka kontaktuar me disa punonjëse e ish-punonjëse të qendrës për të moshuar në Pejë të cilat kanë konfirmuar se Vera Kolgjeraj është pothuajse menaxhere kryesore e “Orindas” dhe është personi më i besuar i pronarit Rasaj që jeton në Zvicër.

Madje jozyrtarisht mësohet se Kolgjeraj ka pagë të majme për rolin e saj menaxherial te “Orinda”.

Indeksonline ka pyetur Prokurorinë dhe Policinë nëse Kolgjeraj është intervistuar për këtë rast, por deri në momentin e publikimit nuk kemi marrë përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit