16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ja kur do të lëvizin kosovarët pa viza, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Gjermani

Rekomandime

Qytetarët e Kosovës kanë marrë një lajm jo të mirë në lidhje me liberalizimi ne vizvae. Sipas burimeve të REL-it, Presidenca çeke e BE-së ka vendosur të pranojë kushtëzimin francez për heqjen vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS. Gjithë këtë “sagë” të vizave e ka komentuar edhe Beqë Cufaj, ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani.”

Në analizën e z.Cufajt çështja e liberalizimit të vizave është e lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në një status në Facebook, ish-ambasadori dha një prognozë se çfarë do të ngjajë në seritë e radhës së “serialit”, që për Cufajn është serial evropian, të quajtur liberalizim i vizave.

- Advertisement -

Prognoza e ish-ambasadorit

Sipas Cufajt, që është një nga njohësit e mirë të diplomacisë, javën që vjen do të mbahet mbledhja e ekspertëve të KE-së për Schengen, e ku do të flitet edhe për kërkesat francezë për Kosovën.

“Javën që vjen, me 9 Nëntor, mbahet mbledhja e Ekspertëve KE për Schengen të cilët do të diskutojnë për protokollet e miratuara dje- e ku mes tjerash flitej edhe për “kërkesat” franceze për Kosovën- marrëveshje dypalëshe me shtetet anëtare për riatdhesimin dhe futjen në fuqi të ETIAS. Njëkohësisht në këtë takim sipas gjase do të jepet drita e gjelbërt. Pra që Kosova do të ketë të drejtë për Liberalizim- pasi t’i ketë plotësuar kushtet franceze.”, shkroi z.Cufaj.

- Advertisement -

E ai e dha edhe një sihariq të mirë për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se ata mund të udhëtojnë pa viza në Evropë vitin që vjen. Megjithatë, ETIAS, sipas ish-ambasadorit, do të lëshohet në përdorim vetëm atëherë kur Kosova e Serbia ta kenë nënshkruar marrëveshjen.

- Advertisement -

“Që i bie: vitin që vjen qytetarët tanë do të lëvizin në Europë patur nevojë për viza.

Por për këtë- futja në fuqi e këtij vendimi do të ngjajë atëherë kur ETIAS të lëshohet në përdorim.

Dhe ETIAS do të lëshohet në përdorim atëherë kur Kosova dhe Serbia të kenë nënshkruar Marrëveshjen!…”, shkroi z.Cufaj, duke u uruar fundjavë të këndshme ndjekësve të tij në Facebook.

Edhe një kusht i ri
Ndryshe, dje REL raportoi se Presidenca çeke ka pranuar kushtëzimin francez për liberalizimin e vizave.

Para takimit të dytë të grupit punues për vizat në Këshillin e BE-së, sipas REL, Presidenca çeke e ka dërguar një “dokument ndërinstitucional”, në të cilin është përfshirë edhe kërkesa e Francës në lidhje me ETIAS-in. Krahas kësaj, Kosovës i kërkohet që edhe më tutje të përshtat politikën e saj të vizave me atë të BE-së.

Në një përgjigje për Nacionalen, Shkodran Ramadani, analist, e cilësoi si padrejtësi ndaj kosovarëve aprovimin e propozimit francez nga presidenca çeke.

“Kjo do të thotë vazhdim i padrejtësisë, i diskriminimit dhe izolimit. Kosovarët mbeten i vetmi popull në Evropë pa të drejtë levizjeje. Kolumbianët, ukrainasit, gjeorgjianët e moldavët lëvizin lirshëm nëpër Evropë. Ne vend se vizat të liberalizoheshin qysh në fillim të vitit, neve edhe një vit na izolojnë. Nuk ka dhuratë për vit te ri. Ka vazhdim te diskriminimit të vjetër”, vlerësoi z.Ramadani.

Megjithatë, Ramadani deklaroi se duhet të kërkohet përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës për mosadresimin e duhur të liberalizimit të vizave.

“Por tash edhe qeveria jonë duhet të mbahet përgjegjëse për mosadresimin e duhur të këtij problemi. Deri tash gjithmonë i kanë fajësuar qeveritë e kaluara për mosliberalizim? Tash kush është përgjegjes? Për një moment BE-ja? Edhe atëherë, edhe tash, qe nga viti 2015 BE-ja ka qenë fajtorja. Kurse partia në pushtet gjithmonë e ka shtrembëruar realitetin. Prandaj duhet të bartë përgjegjësi për mosliberalizimin e vizave në dy vitet e fundit”, shtoi z.Ramadani.

Ndryshe, ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, ndonëse ende nuk është funksional. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është shtyrë disa herë për shkaqe teknike, teksa pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, por do të bëhet plotësisht funksional më 1 nëntor të vitit 2023.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit