8.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

Rekomandime

Politika serbe nuk e ka kuptuar ende simbolikën e 27 qershorit 2020, që vjen pas 28 qershorit 1989.

- Advertisement -

Kjo ngjarje vjen pasi që anë e mbanë Globit njrrëzit liridashës i ka përfshirë antiracizmi, antiskllavëria, dhe ne heshtim edhe pse kemi vuajtë nga një (nga shumë) okupatorë, që na ka v.arë nepër: burgje, në rrugë, ne shtëpi ,në ara, na i kanë v.arë fëmijët me libra në dorë, duke shkuar në shkollë, na kanë v.arë më t*ika në fyt, ne kazerma ushtarke ngase ishim popull i pambrojtur.

E duke provuar, që ato rrethana t` i kthej prap në Kosovë, Sergej Lavrov (MPJ i Federatës Ruse) erdhi papritmas në Beograd më 18 qershor 2020: për ta pashitur gënjeshtren e Vlladimir Putinit që do ta pres A. Vuçiqin, para se të shkojë në Vashington, më 27 qershor 2020, një ditë para Vidovdanit serbian.

Lidhur me këtë, nga grimasat e Lavrovit u vërejtë se ai ishte në siklet të madh , sepse Serbia me politikën e saj fashiste duhet t` i amortizojë aksionin okupues rus të Krimes.

- Advertisement -

E kur dihet se Federata Ruse i ka brenda edhe nja tri “Jugosllavi”, që duhet të shpërbëhën, atëherë shtrohet një pyetje:

Kur sllavët nuk mundën të jetojnë me serbian, bile edhe Malazezët, atëherë si duhet të jetojmë ne Shqiptarët, në një shtet fashist ku fashizmi nuk ka pushuar qe dy shekujë, kur dihet se nuk kemi asgjë të përbashkët me ta.

- Advertisement -

Serbia qysh më 1807 mori vendim t` i përzë Hebrejt, për të filluar pastaj me 35 programe për t` i shfarosë shqiptarët.. (Shiqoni librin shkencor: Prof Dr Rela Bovakoviq:” Dolazak Slovena në Balkan”, Beograd 1964.). Shkenctari serb R. Novakoviq ishte i njohur gjatë shekullit XX.

Ai me argumnete vërteton se sllavët erdhën në Ballkan si ÇERGARË, grupe, grupe, nga shekulli VII e deri në shekullin XII, kur krijuan disa principata, duke e skllavëruar popullsinë vendase ILIRE të paroamnizuar).

Për ta kuptuar ku ishim, ku jemi dhe kah duhet të rreshtohemi, në vijim do të japim një panoramë se si me marrëveshje sekrete, evropianëet na i ka vu thikat pas shpine qe dy shekuj.

E këtë pozicion pse t` u mbetet Evropianëve zgjidhja e çështjës politike për Kosovën, kur SHBA-të, duhet ta dijnë ku shpie kjo “zemërgjërësi”.

Dihet mirë se evropianët na i kanë hangër mollat, qe dy shekuj, e neve na janë mpirë dhëmbët.

Ja faktet!

Filozfia e historisë na mëson se pa e ditë anën e “errët” të historisë, nuk e njeh ditën e bardhë sot, e shumë më vështirë do të jetë të njohim ardhmërinë tonë, me këtë kulturë leximi e studimi që e kemi sot në funksion, sepse e sotmja, nesër është dje.

E kur po dihet se me çfarë politikanësh jemi rreshtuar ta zgjidhim çështjën e Kosovës, atëherë na duhet mësuar mirë e ngjeshur historinë tragjike.

Ta shohim pra të djeshmën së pakut në prag të Kongresit Berlinit (1878) që filloi dhe përfundoi duke na i kurdisë tragjaditë një nga një.

Të shkojmë me radhë me fakte kronologjike.

Në Mesjetë kishat dhe manastiret në Kosovë, u ndërtuan në themelet e kishave arbanase.

Madje Dushani ka qenë car i Serbëve, Arbanasëve dhe Grekëve, vetëm 9 vjet (1346-1355).

Çdo histori tjetër është fabrikim i popave gjatë shekullit XIX.

Dihet se në fund të shekullit XVIII shqiptarët i patën krijuar dy principata shumë të fuqishme:

Pashallëkun e Janinës dhe PashallëkunShkodrës, me persepktivë që të themlohën dy shtete shqiptare ashtu si projektohej të ndërtohet Austro-Hungaria në Salcburg më 1791 (1866) dhe Gjermania e Bashkuar në Versajë më 1871.

Lidhur me këtë që u tha më lartë, detyrë mbi detyrat në Evropë, sidomos gjatë gjysmës dytë shekullit XIX, ishte si të largohet Perandoria Osmane nga “Kontineti i krishtërimit të vjetër”,
( nga Evropa), për t` u bërë Roma qendër e Globit.

Prap lidhur me këtë, Stambolli nuk la gjë të zezë pa kurdisë e pa ia krisë çdo intrige vetëm e vetëm që të shktrrohen dy Pashallëqet shqitare.

Dhe ia arrijti qëllimit.

Të parin Pasahllëk e shkattroi më 1820, të dytin më 1830, atëherë pra, kur Janina ishte e rrezikuar, se do të “greqizohet e tëra” (Jani Kolea, më 1844).

Tragjedia shqiptare nuk mbeti me kaq.

Më 9 guhst 1830 në Manastir, të cilin shqiptartët aspironin se do ta bëjnë kryeqytet (Halil Pashë Kosova si ideator më 1821), drejtuesi administrativ i asaj qendra sub-kulturore (Manastirit), i ftoi mbi 500 politikanë shqiptarë të kohës në darkë, sidomos ata të Kosovës kryengritëse ,që ishin kundër PADISHAHUT (saktësishtë ishin 392 barjraktarë!!), dhe në sofër i v*au Stambolli në PABESI, duke ngrënë bukë, të gjithë.

(Diku thuhet se ishin 800-deri në 1000 persona, prej tyre edhe 240 nga Dibra dhe Elbasani-HB!.

Kjo tragjedi e fundosi çështjën shqiptare për 50 vjetë.

Ngadalë por sigurtë, Vilajeti i Kosovës, pas krijimit të Austro Hungarisë (1866), si dhe pas bashkimit të Gjermansië (1871 në Versaj nga Bizmarku), do të avansohet në qendrër të fuqishme gjithëshqiptare (ANTI ISLAME!).

Sipas dokuemnteve që ruhën në LOZANË, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u lajmërua në skenën hostrike si faktor nxitues që ishte çështja e MUHAXHERËVE, sidomos nga ato personalitete shqiptare që u lraguan nga Bosnja dhe Hecegovina më 1863-65( Këta arbanasho – shqiptar që i shpëtuan romanizmit dhe sllavizimit, në vendlindjën e re, në Vilajetin e Kosovës do të quhën:Boshnjakët e Kosovës), e sidomos çështja e muhaxherëve të vitit 1877, nga Sanxhaku i Nishit (714 fshatra me popullsi aspolute dhe relative shqiptare) u shfarosen para syve të Evropës për 26 ditë.

Këtë tragjedi e kanë kurdisë VJENA dhe Peterburgu si detyrë që e ksihte marrë më 15 janar 1877 në Budapeshtë me Marrëveshjen SEKRETE Austro Hungari -Rusi.

Në kryengritjën e Bonjës dhe Hecegovinës (1875), rrolë primarë kanë pasë shqiptarët e islamizuar me dëshirë, për faktin se: Kisha sllave (1330-1690-1785…) i detyronte të punojnë për kishën 2 herë në javë, ndërsa Padishahu i detyronte 3 herë në vit.

Dhe mu për këtë e ndrruan religjionin dhe më shumë shpejtësi humbën gati të gjithë në thellësinë e saj, pa e ditur se do ta humbin edhe përkatësinë popullore, në vijim kombëtare.

Marrëveshja SEKRETERUSI-AUSTRO-HUNGRARI më 15 janar 1877 në Budapesht.

Metastazat e tragjedisë shqiptare.

Marrëveshja e Budapeshtit është e “njohur” për historianët.

Por nuk është e njohur pjesa aneks edhe pse një kohë të gjatë vendimet e saj ishin edhe ashtu sekrete, sidomos për Francën, Britaninë dhe Italinë jo monolite.

Kjo do të thotë, se në Budapeshtë u bë betimi në KRYQ, (VJENA në kryqin e Romës të sJellur nga Salcburgu; Peterburgu që u betuan në kryqin e siellur nga Rusia se:” me armen e tyre, do të krishtërizohet i tërë Ballkani”.

Në Budapeshë më 15 janar 1877, detyrat u ndanë.

Detyrën e parë e mori Rusia Cariste, që ta organizojë dhe ta ndihnojë Bullgarinë që të ngritet në Kryengritje.

Nuk vonoi shumë dhe Rusia i shpllai luftë Padishahut 23-6 prill 1877.

Dihet epilogu i kësaj lufte (Marrëveshja e Shën Stefanit 3 mars 1878).

Dihet se sa shqiptarë sidomos të Vilajetit Kosovës shkuna në PLEME të Vogël, për të luftuar në anën e Padishahut që po i tradhtonte hapur.

Ndërsa shqiptarët në Nish u besatuan se: ” Nëse e mund Porta Rusinë në Pleme të Vogël, Sanxhaku i Nishit (Shqipëria e Vjetër) mprohet atje, sespe Serbia ortodokse nuk do të ketë forcë për të na luftuar”. (Dokumentacion i ruajtur në Fondin e Millutin Garashaninit për zgjërimi e ndikimit të Mbretërisë serbiane në Kosovë dhe Maqedoni 1885, i paboatuar kurrë!).

Lidhur me këtë, posa Rusia hyri në luftë, do të kërkojë nga VJENA sipas Marrëveshjës Budapeshitit, që ta zbatoj obligimin që e kishte marrë me dakordim sekret shtesë më 15 janar 1877 që: “Ta ndihmojë KRIJIMIN E SERBISË SË MADHE, duke e zgjëruar kah JUGU, e cila duhet të rreshtohet, e të dali në detin Egje- në Selanik, por jo në asnjë mundësi që të dali në Adriatik, sepse ky LIQE (DET) rezervohet për KAJZERËT austriako-gjerman, drejtë Lindjës së Aferme. (Dok. në Arkivin e Vjenës, i pabotuar, sekret i përjetëshëm. Stambolli parashihet të jetë qytet rus, kurse Selamiku port serbian me bekim të Vjenës.

Ndërsa i tërë Deti Adriatik u parapa të shndërrohet në liqe të Vjenës, për t` am kundershtuar infiltrimin e Londrës dhe Parisit!..

Ç’farë ndodhi më 1 dhejtor 1877 ?

Kur Rusia dhe kryengritësit bullgarë po i afroheshin Stambollit, për ta pushtuar, Vjena me nxitim e lëkundi Principatën Serbe duke i ndihmuar me armatim dhe oficerë, sa që repartet serbe komAndoheshin gjermanisht.

Mbi këto rrethana më 1 dhjetor 1877, Princiata e Serbisë i shpalli luftë Padishahut…

Lufta mbaroi me zgjerim të Serbisë për 11,000 m2 nga Jugu, duke e kthyer Sanxhakun e Nishit në germadha ,sespe kjo trevë në 714 fshatra dhe 6 qytete shqiptare , ishte 74-84% me popullsi shqiptare denbabadem.

Dihet se si Kongresi i Berlinit pastaj, duke luftuar për kryqin i pranoi si shtete Malin e Zi (si ekspoziturë e Rusisë), pranoi edhe Serbinë (si ekspoziturë Austrake), sa që princi (nga 1882 mbreti) i Serbisë me bashkshorte më shumë rrinin në Vjenë, deri më 1903, sa sa në Beograd. (dok: Një shkrim i panjohur i N. Pashiqit:” Çka më la amanet Jovan Ristiqi më 1896″).

E vërteta, Marrëveshja Sekrete e Budashtit 15 janar 1877, e krijoi një kulturë masone në Evropë që së pari: “Çdo kuvendim evropain ta ketë një marrëveshje shtesë sekrete, e cila shtesë pushon në terr, por që krijon histori interesash në vijim”.

Një marrëveshje e tillë edhe më tragjike për shqiptarë është ajo e 28 qershorit 1881 në mes Vjenës dhe Beogradit.

Marrëveshja sekrete është lidhur në Vjenë me Beogradin, edhe pse ishte sekrete, e ka një shtesë ku thuhet se: “Serbia duhet të zgjërohet në Vilajetin e Kosovës në 20 vjetët e ardhshme; ndërsa obligohet Beogradi që ta pranojë aneksimin e Bosnjës nga Vjena, kurdo që krijohen kushtet (më 1875 e okupoi, ndërsa në vitin 1908 e aneksoi!).

Marrëveshjën sekrete të 28 qershorti 1881, e autori i këtyre rreshtave e kam botuar para 20 vjetëve, por as një politikanë shqiptar nuk ka mësuar prej sajë asgjë. Bile në skenën historike kanë dalë zëra rreligjiozë se:”Qeverinë shqiptare më 28 XI 1912 e “krijoi Vjena”!!!.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra , që pastaj “Qeverinë shqiptare më 25 XII 1918 të na e krijoi Italia; në mënyrë që Zogollin në pushtet të na e kthej Serbia; në mënyrë që PKSH të na e “krijojnë dy anlfabet politik malazezë” më 8 nëntor 1941. ”

E verteta është se askush deri me sot nuk e ka zbuluar se Elhami Nimani e ka dorëzuar Proçesverbalin e Themelimit të PKSH në Beograd e jo në Tiranë!

Atëbotë, kur ishin paraparë si kandidatë për drejtimin e PKSH-ës: Zef Mala i propozuar nga PK e Italisë, Koço Tashko i propozuar nga Kominterni dhe Sejfullha Maleshovsa (Lame Kodra i propozuar nga PK e Francës).

Jo rastësisht u zgjodh Ever Hoxha, sepse ishte aristokrat i proletarizuar, e për faktin se Kominterni ishte ajo orgagizatë si e vetmja në Evropë, që e përkrahëte çështjën shqiptare: që Kosova dhe pjesa Perendimire e Maqedonisë si treva shqitare , ku dominonte apsolutisht kombësia shqiptare t` i takojnë Shqipërisë Bregdetare( e thënë dhe e shkruar më: 1919-1928-1935-1943).

Po pozicionohem të viti 1907, kur u krijua mundësia nga masoneria e Lozanës, që të dihet se: “I sëmuri në Bosfor është në gërrhamën e fundit”.

Prandaj, duhet shfrytëzuar që kjo gërrhamë të jetë një kohësisht e fundit edhe për ata që iu kanë përshtatë, e ku ARANUTËT janë ata që duhet dënuar njëkohësisht sikurse duhet denuar frymën e Padishahut”.(Dokument i Millan S. Protiqit “Ballkanikus”.)

Si ta paralizojmë shqiptarinë: me luftë, me diploamci, apo me intriga të dyfishta duke vepruar tinëzisht për LUFTËN E PARË BALLKANIKE?

Lidhur më pyetjën e parashtruar duhet shikuar : “Uput rada sa Arnuatima” ?

“…T` i ndihmojmë Aranutët të ngritën në kryengrtje kunder Padishahut; kur të marrin Arnautët forcë, që ta krijojnë shtetin, atëherë t` ua ndalim ndihmën dhe me një rreth evropian, ta ndersejmë Stambolln kundër Arnautëve 1910 (ËRRFIA –shtetrrethimi për varjen e shqiptarëve buz Rrugës Shkup-Përpellac , sepse në Kulinë. Llapjanët e gjuajtën Padishahun për herë të parë, me topa; e kur të lodhën të dy palët, atëherë me tërë fuqinë t` i sulmojmë dhe t` i djegim sikurse vepruam në Toplicë më 1877 (tetor- nëntor 1912), por jo pa ndihmën e Evropës, prej së cilës i kërkojmë jo më pak se 1000 oficerë të lartë (Ballkanikusi prap aty).

E Serbisë, Malit Zi, Bullgarsië dhe Greqisë i erdhën në ndihmë ,jo më pak se 614 oficerë të lartë evropian.

Bile në Kumanovë (tetor 1912) ka komanduar Gjermani!!!.

Hulumtoni politikanë të verdhë dhe historianë të ngarkuar me religjion edhe ideologji meskine të majtë dhe të dajthtë, këto prapskena të Evropës plakë si thoshte Fishta famëlartë.

Politikanë të Koosvës, çka keni bërë më 25 mars 2020 do të ju mallkojë historia.

Mbane në mend!

Keni rrëzur Qeveri legale dhe legjitime, dhe keni krijuar nepër terr të natës aleanca të mjerimit.

Mbane në mend, shumë gjatë do të silleni në rreth të thatë.

Konfrenca e Londrës dhe aneksi SEKRET i saj më 15 shkurt 1913.

Një aneks sekret kurrë nuk a ka parë dritën e botimit për Konferencën e Londrës 15 shkurt 1913.

Për përmbatjën e këtij ANEKSI letrat janë të falsifikuara nga Nikolla Pashiqit më 17 dhejtor 1912, kur kërkon që nga Peja, Gjakova, Prizreni, dhe Dibra, të dërgohën në Londër kërkesa me këtë përmbajtje: “Shkruani në emër të këtyre trevave të SHQIPËRISË KONTINENTALE, se jemi serbianë , serbisht flasim dhe duam të jemi me Serbin.”(Letrat janë botuar në origjinal, po cili politikanë të mësojë për këtë tinzi që është përseritë historia deri në ditët tona-HB).

E Londra, më 1913, fatkeqësisht i besoi Nikolla Pashiqit .

Konfreneca e dytë sekrete e Londrës, 26 prill 1915, ishte e llojit të vitit 1877 dhe 1913, me të cilën një pjesë jo e vogël e Adriatikut Lindor iu dhurua Italisë nga: Rusia, Franca dhe Anglia.

Aty Italia u konvertua, iu bashkua Antantës, për të dirigjuar sidomos çështjën shqiptare, deri më 6 prill 1939, kur edhe e okupoi pjesën më të madhe të Shqiprisë Natyrale, me përjashtim të Qarkut Mitrovicës, sepse Berlini Trepçën e la për veti, për Serbinë e Nediqit 1941-1944.

Edhe këto pazare një kohë të gjatë janë mbajtur si SEKRETE shtetërore.

Aneksuesit e Marrëveshjës SEN ZHERMENIT më 10 shtaor 1919

Konferenca e Versajit është kuvendi ku çështja shqiptare është masakruar më shumë se çdo trevë tjeter me karkater, të pastër etnik në Evropë.

Por, tragjedia është përgatit nga Nikolla Pashiqi dhe Zh. Klemanso në Sen Zhermen më 10 shtator 1919 kundër shqiptarëve.

Pra, në Paris më 1919, janë provuar të ndodhin dy atentate ndaj shqiptarëve.

Atentatin e parë e ndaloi Avni Rrustemi, atentatin e dytë mbi Shqipërinë Kontinnetale e nxiti PASHIQI DHE E BEKOI ZH.Klemanso, me nenin 9 të Marrëveshjës në mes Aleatëve dhe Austrisë më 10 shtaor 1919, me një ankes SEKRET ku thuhet: “Serbia nuk obligohet t` i pranojë të drejta atyre popujve që i ka okupuar para 1 janarit 1913”.

Me këtë qëndrim PËRJASHTOHËN NGA ÇDO E DREJTË NACIONALE Shqiptarët dhe Maqedonët 1919-1941.

Pra, Mbretëria SKS ka pasë GARACION ndërkombëtar që të sillet me shqiptarë si të dojë e mos t` ua lejojë asnjë të drejtë nacionale.

Historia e vendimeve sekrete kundër shqiptarëve vazhdon.

Ligji 6 marsit dhe direktiva e 1 prillit 1945

Po mbushën gati 40 vjetë që disa qarçe , madje “shkencore”, në Serbi po propogandojnë se më 6 mars 1945, Kryesia e AVNOJ-it me LIGJ ua NADLOI kolonistëve sllavë, të kthehën në Kosovë.

Është e vërtetë se ai Ligjë është aprovuar, por është edhe më se e vërtetë se nuk është zbatuar kurrë.

Në lidhje me këtë, për ata që mirren me hulmtime, nuk mund të u anashkalohet fakti se pas 6 marsit, më 1 prill 1945 POLITBYRO e KQ PKJ mbajti Plemumin e Parë ilegal, në Beogradit.

Aty, J. B. Toto do të lëshojë DIREKTIVË:

“Tëgjithë KOLONISTËT duhet të kthehën në Kosovë”.

Tash shtrohet pyetja: a më me peshë në atë sistem totalitar, ishte LIGJI apo DIREKTIVA e KQ PKJ-ës.

JO, e them me përgjegjësi profesionale se ishte DIREKTIVA.

Prandaj shqiptarët e shkretë jo që u detyruan të i lejojnë kolonistët të kthehen , por u detyruan me hangari t` ua ndertojnë 10 000 shtëpi.

E Direktiva e Politbyros KQ PKJ-ës është mbajtur sekrete deri sa në mes Beogradit ua thash më 1985.

E kotë, Ligji për ndalimin e kolonistëve i 6 marsit 1945 ende përdoret si “xhoker” nga fajdexhinjët politik serbianë , sepse politikanët tanë anlfabetë janë njerëz të palexueshëm.

Po, këta i bënë të ditur vetëm partia, “gllasi” i popullit, në të cilin thirren kur u nevoitet e pastaj të gjitha të mirat e pushtetit i palojnë nepër xhepa.

Marëveshja sekrete apo “XHENTELMENE” TITO -KYPRILI në mars 1953 në Split
Kjo marrëveshje sekrete është një “ratifikim” e Konventës Jugosllavo-Turke, nga 11 gushti 1938, për depërtimin me detyrim te të gjithë shqiptarëve në Anadoll (1939-1944).

Rezultati i Marrëvesjës Xhentelmene Tito –Kyprili është se 415 255 banorë shqiptarë, boshnjakë dhe prej tyre 1942 turqë të vetdeklaruar u shpërngulën në Turqi.

Atje, të gjithëve pushteti (1950-1966) ua ka ndryshuar mbiemrat, në mënyrë që fëmijët e tyre të mbesin pa origjinë.

(Seksioni i pashaportave në MPB 1949-1966).

Edhe më 1976 dhe 1986 Beogradi sajoi Programe për shfarosjën e shqiptarëve, dhe politikanët tanë uluronin duke na akuzuar se jemi IRIDENTISTË, duka e kalbur rininë partiotike nepër burgje dhe kazamate, e Evropa plakë heshte.

E historia tinzare u përserit edhe më tragjikisht në vijim.

Gabim pas gabimi 1999-2020
Pas shembjes së sistemit totalitar komunist, na është krijuar mundësia që t` i zbulojmë dhe botojmë dokumentet sekrete , me të cilat Serbia është maskuar për dy shekuj me radhë, duke provuar ta realizojë politikën e Vuk Karaxhiqit ” “Svi Srbi svuda” (Të gjithë sërbët kudo).

Nga viti 1836, për t` u kristalizuar në “Naçertanie” të Ilija Garashnainit më 1844.

Kështu, sekret pas sekreti, nga viti 1989 nuk ka mbetë javë që nuk është kërkuar ndonjë konferencë ndërkombëtare për Kosovën
(Lexo për Çështjën shqiptare në Shqipërinë Kontinnetale).

Në Konferencën e Londrës me fajin tonë kemi mbetur në aut, sepse aty ishin disa neokomunistë që nuk merrnin vesh çka është politika evropiane, çka kanë kontraktuar Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tuxhmani në Kragjorgjevë, një vit më parë.

E vërteta, Badinteri , të cilin e kisha njohur në dy sipoziume, nuk ishte ai që nuk na përfilli.

Por ishim ne që mbajtëm fjalime për dhejtë vjetë, e që nuk e përfillëm vetën dhe nuk mësuam fare asgjë nga e kaluara.

Madje nepër Evropë u përhap lajmi se Shqiptarët më shumë e duan Papën e Romës, që do të ua dhuroi shtetin se veten.

E po mos të luftonte për çlirim UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), çështja e Kosovës më 1997 u pati shndërruar në “Çështje arsimore”!.

Pra nuk mësohej se askujt nuk iu ka falë shtetin në piatë askush, pa e lëvizë çarkun-pushkën.

E këtë PUSHKË LIRIE, ende ca lakejë, poltron politikë , e mjegullojnë, e akuzojnë, madje edhe kanë dërguar dosje në Hagë kundër saj.

E kjo histori meskine u përserit më 25 mars 2020, mjerishtë e përgatitur edhe nepër terr të natës,shih edhe nga disa komadnatë, të cilëve Isa Mustafa ua la këmbët e arushës në dorë, pasi që nuk e hangri një politikan i ‘sekreteve’, t` i premtoi se do të avansohet më 2021 në gradën President.

Në Dejton më 1995, as që e kemi merituar të jemi sepse nuk kishim luftë në Kosovë, por kishim mizori dhe krime serbe, të cilat Beogradi i mbulonte me propogandë diplomatike.

Vetëm hulumtone qëndrimin e Igelbergerit dhe V. Cimermanit dhe do ta kuptoni se SHBA nuk janë konvertuar rastësisht në anën e drejtësisë- në anën e luftës së drejtë shqiptare, në anën e UÇK-ës.

Madje po ajo diploamci politike, në takimet me Bacin Adem Demaçi , ku kam qenë prezent, jemi quajtë turpshëm “TERRORISTË” sepse vinin pasi që ishin takuar me ata që na quanin ashtu pa pikë turpi (për serb dihet, por na quanin edhe shqiptarët e rangut lartë politikë institucional!!!) dhe është dashtë t` i grmicojmë dhëmbët e të bëjmë luftë të pashembullt që të njihet vetëm e vërteta se nuk jemi “FUNDAMETALISTË”, që nuk jemi “TERRORISTË ISLAMIK” e akuza tjera!

Jo që na ndihmoi fati apo qëdrimi paqësor, por që botës iu imponua ose ta pranoi në MODEL TERRORIZIMIN E MILLOSHVIQIT, OSE LUFTËN E DREJTË TË UÇK-ës.

Natyrisht se bota e civilizuar u orinetua kah përkrahja e LUFTËS SË DREJTË të UÇK-ës, ku SHBA ishin në vijën e parë.

Është më se e vërtetë se ADEM DEMAÇIT i është thënë nga majet e politikës më të lartë të SHBA se “RAMBUJE 1999” është projekt Evropian (më ngusht francez).

Mbi këto baza ADEM DEMËN nuk ka pasë forcë që e bindë të shkojë në Rambuje e të mbetet Kosova: “PJESË e sovranitetit të Jugosllavisë Zhablakut”.

Këtë fakt e kanë nënshkruar ata që lanë edhe fotose.

Madje, Marrëveshjën e Rambujesë dikush prej tyre, ka kërkaur ta festojë në Lublanë, pastaj.vijmë te shkuarja e 3 përfaqsuesëve politk shqiptar në Bon (1999), ku është nëshkruar jo më pak se Çarmatimin e UÇK-ës demobilizimi dhe kthimi e sajë në TMK.

Po ku ka në Evropë, së pakut që një ushtri çlirimtare e themluar nga vetë populli liridashës,që e krijoi me thirme buke, e që ka fituar pas Luftës Dytë Botërore, e të çarmatosët -demobilizohet, nga “poltronët politiko-ushtarak” , madje solemnnisht të festohët demobilizimi i sajë në Stadionin e Prishtinës !.

Këtë e bëjnë vetëm ata që ishin, janë dhe do të mbesin të verdhë në historinë tonë kombëtare.

Pse more të ditur të kulturës mbretit, nuk ishit në Kumanovë më 3-9 qershor 1999, kur NATO aty nënshkroi vetëm me Gjeneralshtabin e RFJ-ës, kapitullimin e Ushtrisë fashiste të Milosheviqit.

Pse nuk e botoni se RFJ në KUMANOVË më 9 qershor 1999, ka nëshkruar KAPITULLIMIN, për çka VIKTOR ÇERNOMIRDIN e shkruan dhe e boton librin: KAPITULLIMI I MILLOSHVEVIQIT, me nenshrim të gjeneralëve të tij në Kuamnovë”.

Pse politikbërësit nuk ia thotë popullit të vërtetën ?

Madje, ka fjalë që thoni se ato çështje nuk janë për popull, por janë vetëm për Polici të Kosovës dhe AKI?!!!.

Po çfar dobie po ju sjellë AKI dhe policia kur po e kërkoni VOTËN E POPULLIT TË MJERË, që deri dje ishit me lecka, e sot po shtiheni se jeni herojë .

E një popull që nuk e respekton ushtrinë e vet, luftën e vet, siç bëjnë disa parti shqiptare, madje duke dërguar DOSJE në Hagë, është për mjerim.

Në Konferencën e Vjenës 2003 (si ide) -2006, çka keni nënshkrua politikanë shqiptarë?

A ka kund në botë DISKRIMINIM POZITIV ?

Është zabtuar ky parim diku i diskriminimit pozitiv në Evropë?

BE -ja këtë dijti mir ta kurdisë, vetëm për shqiptarët.

Pse nuk lejon M. AHTISARI DISKRIMINIM POZITIV ndaj POLAKËVE dhe GJERMANËVE në shtpinë e vet,në Finalandë?

Në BRUKSEL më 2013 dhe 2015, politikanët shqiptarë “të safit parë”.Ju e keni shkelë Kushtetutën 23 herë, dhe prap krekoseni se keni bërë marrëveshje.

Është shtuar papunsia nën rexhimin tuaj. Ajo ishte 46% nën robërinë e thellë më 1989-1999.Tash ajo është edhe më e madhe.

Po mbushën dy vite që flietet e sterflitet për ndryshim të kufijëve me Serbinë.

Madje nuk flitet se do të ketë edhe lëvizje të popullsisë,si pasojë.

Po kujtë i nevoitet një Nobel i tillë, nëse vetëm kandidoheni?

Tani Washingtoni i 27 qershort 2020, ku keni lajmëruar se do të nëshkruani diçka që premtohet për të fituar vota dikush, që neve nuk jemi në lojë fare.

Në lojë janë Bolltonet dhe të tjerët.

Ne nuk jemi pjesë e asjë loje.

Ne e duam Amerikën shumë më tepër sesa ajo na donë neve.

Këtë e dëshmon diaspora jonë atje.

Këtë e dëshmon populli i ynë këtu, në çdo cep, ku flitet shqip e i thonë Shqipëri Natyrale.

Po ne kemi nevojë për një Amarikë të fuqishme, sepse kemi vuajtë në trojet tona sikurse hebrenjët.

Evropa neve na mabnë në armiqësi sikurse masoneria Izraelin në armiqësi me arabët.

E kujtë i konvenon kjo politikë.

Po, ne Shqiprinë Natyrale duhet ta bëjmë me dituri, me punë dhe me BESË të pathyer, e jo me politikë meskine dhe thika pas shpine.

Në prag të tubimit në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor 2020…

Posa rusët i ranë në gjurmë Marrëveshjës Vuçiq-Thaçi,Zotëri R.Grenell e ndryshoi melodinë dhe ua tha evropianeve se: Ju do të mireni me politikë e ne Amerikanët me ekonomi për Kosovën dhe Serbin.

Lidhur me këtë, reagimet e V. Ishingerit ndaj R. Grenellit janë indikatorë se çështja e Kosovës do të ndrydhet në mes këtyre dy superfuqive SHBA-BE-s në pambarim .

Çështja është pra shumë më e thellë dhe nuk dua të lëshohem më thellë në zberthimin e ekuaconit me tri të panjohura.

Por, një punë dihet,se çështjen ekonomike si duket e paska marrë nën patronat SHBA-të.

Ndërsa çështjen politike e paska marrë BE, (sipas Grenellit më 18 qershor 2020).

E Republika e Kosovës, me këtë “separatizëm” do të ndrydhet si vendi më i izoluar në Evropë, me “leje” të Rusisë.

E diku në mes, Ishingerit dhe Grenellit rrezitet Lavrovi (Rusia dhe fëmiu i saj jashtë kurore, Serbia e fashizuar), për ta siguarar Serbinë se: “Nuk do të jetë vetëm”.

E ne në pikë të luftës kundër sëmundjës që e ka kërrusë Globin, për herë të parë më shumë se Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore së bashku.

Kosova më politikanët e varfër të saj qe 21 vjet si mbretër, duke mos luajtë nga vendi, me papunësinë dhe hajninë më të lartë në Evropë, e dikush krekoset se është me SHBA e dikush me BE.

Kjo hipokrizi u ngjanë atyre persoanzheve të At Fishtës , kur shtyheshin: “se cili Zotëri e ka atin e cili pelën”.

Me kend ishte dhe është Presidenti i Kosovës si kumarë i të gjitha deshtimeve që do t` i nmrojë nga Rambujeja e deri me sot, kur në KLAN Kosova, pati organizuar si mysuafir i Baton Haxhiut, dhe e patën votuar Hillari Klintonin (!!!)

Të gjithë të pranishmit, duke mos e “ditur” se Presidentin e Zgjedhë Amerika.

E presidenti amerikan Donald Tramp , dihet se është inatçor si çdo njeri intelegjent, dhe mbanë në kujtesë çdo gjë, sikur të ishte shqiptar.

Tash,po Hashim Thaçi e akuzon Albin Kurtin se: “është antiamerikan”, se “paksa qenë kundër Rambujesë!!!”.

Ore President Hashim Thaçi, po Albini i ka pasë atëherë 21 vjt dhe kush e ka pyet Albinin, për çështjet vendimtare në Zyrën politike të UÇK, në qendër të Prishtinës.

Jo ore kritizerë që nuk keni lidhje me politikën dhe gjeostrategjinë që është matematikë, Albini e ka pasë në dijeni Marrëveshjën e Rambujes dhe si student shumë intelegjent e ka kuptuar prapavinë e saj tragjike.Kaq.

E këto fakte duhet të dihën.NATO ka marrë vendim ta bombardojë RSFJ -në , në maj 1998, në bazë të Rezolutës së KS OKB nr.1160 nga 31 marsi 1998, ku mbështetet ndër të tjera në KAPTINËN VII të Kartës OKB, nenet 39-43.

Lexoini studiues të nderuar dokumentetet e mos u besoni përrallave të atyre që llomotitin nëpër TV e portale të mykta, nga disa gazetarë fajdexhi që me vesh të mi i kam dëgjuar kur i thonë Ambasadorit Amerikan : “Këta shqiptarët musliman (2007) janë fundamentalista ”!!.!?

Përrallat e oborreve meskine janë përseri në çarkullim.

E kur Baca Adem Dema, u thoshte se Marrëveshja e Rambujesë është PROJEKT francez (Evropian), tallëshin me te, nga Kadare e deri te surrogati që u zgjodhë të shkojë në Paris në vend të Adem Demës.

Turp ju qoftë.

E tash krekosen se Rambuje e ka sjellë Serbinë në pozitë që të bombardohet.

Këtë përrallë me tuapan ia thuani vedi, jo neve (ekipit që vajti atje dhe na i solli vedimet që i vuajmë sot: 11000 policë e ushtarë serbian ishte paraparë të mbesin në Kosovë; Kufirin me Shqipërinë e ruan Serbia, Jugosllavia e Zhablakut që ka sovranitet mbi Kosovën”.

Këto pika i keni nënshkruar me dorën e juaj, ju të Rambujesë.

Çka i turreni Albinit pra.

E qëllimin e keni më e diskredituar ADEM DEMAÇIN-BACIN.

Parimin e Rambujesë që Serbia mos ta nënshkruaj me saktësi e di se e imponuan Rusët, sepse e kishin në plan ta OKUPOJNË KRIMENË.

E Rezolutën 1244, të cilën HASHIM THAÇI e përforcojë me FUSNOTËN venerike në Bruksel më vonë, dëshmon se në duar të kujtë ishim dhe jemi.

E para dy ditësh Algjeria, që e mbanë gjuhën frenge si gjuhë zyrtare, hapur tha: “Kosovën nuk do ta pranojmë kurrë”.

Ka është Franca e cila ka mundësi t` i thot Algjerisë “NJETË”.

Por jo, dokumentet tregojnë se vet e ka nxitë Algjerinë, ta thotë një fjali të të tillë, që kur ajri është pa mjegull, pak kush i beson se jo.

Por, shqiptarët duhet ta dijnë se Evropa, përjashto Britaninë (në Versaj 1919) dhe Gjrrmaninë pas Luftës Dytë, që nuk kishte asgjë “në dorë”, të tjerët dihet se kush janë dhe çka kurdisin.

Ta themi troç. Pse përfaqsuesi i Spanjës dhe Sllovakisë të diktojnë se çka mund të ndodhë me Kosovën.

E nëse BE do të mirrët politikisht me Kosovën dhe Serbinë, atëherë për hajr na qofshin edhe njëzetë (20) vjet bredhje politike.

Lexues të nderuar lexoni dokumnetet e CIA-as nga maji 1998, kur NATO merr vendim ta bombardojë RSFJ; lexoni dokumentet e CIA-as kur në gusht 1998, NATO bën manovra në Aviano e në Shqipëri dhe Maqedojni, se si duhet bombardohet Jugosllavia e Zhablakut; Lexoini dikumentet e CIA-s kur në shtator 1998, NATO i ka të vizatuara të gjitha caqet ku do të bien bombat mbi RSF Jugosllavisë; Lexoni dikumentet e publikuara në TETOR 1998, kur çdo gjë ishte gati për BOMBARDIM.

Lexoni se deri kur SHBA e ka quajtë UÇK-ën “TERRORISTE”, more politikanë injorantë të shekullit 21.

Lexoni dhe krahasone se kur u zunë ushtarët e Serbisë rob në Bare të Shalës Bajgorës nga UÇK, dhe kur e pse serbët iu hakmurrën me krime mostruoze FSHATIT REÇAK (8-9-15 janar 1999; dokumnetet e CIA-s 99).
Ore ju politikanë injorantë të ” talentuar”, mjaftë më blofe kufomash të pagjetura ,me shitje të pasurisë Kosovës për asgjë 1999-2009.

Pikërishtë JU jeni ata që i keni TJETERSUAR 68 FABRIKA të Kosvovës, kinse po i PRIVATIZOJMË.

Po fabrikat i keni kthyer në hotele dhe kafene.

Madje fabrikën e AMORTIZERËVE e keni kthyer në “TV KLAN” ( Fabrika e Amortyizerëve , që ka mund të prodhojë edhe TANKE!!!).

Pse erdhi Lavrovi në Beograd më 18 qershor 2020.

Erdhi për t` i akorduar “meloditë” se kush duhet të fitojë në zgjedhje më 21 qershor 2020 në Serbi; erdhi për të trilluar se çka i përgatitet Serbisë në Washignton më 27 qershor 2020, apo erdhi për të treguar se e japim Kosovën për Krimen.

Çdo gjë është në çarkullim, por pazaret e kufijëve nuk kanë NGORDHUR , por janë në frigrifer të TV KLAN Kosovës, Beogradit e diku tjetër në dosjet e atyre që janë paguar të lobojnë….

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit