Mes viktimave të tërmetit ishte edhe Kristi Reçi. Studentja e mjekësisë ishte e para që u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në Durrës.
Por kush është viktima e parë e identifikuar e tërmetit tragjik të 26 nëntorit?
Më vonë u mësua se ajo ishte e dashura e djalit të kryeministrit Edi Rama. Greg Rama e la të kuptohet këtë gjë kur bëri një publikim në rrjetet sociale.
Kristi Reçi ishte 25 vjeç. E gjithë familja e saj u shua nga tërmeti. Viktimë mbeti babai, Eduardi 54 vjeç, nëna, Dolora 49 vjeç dhe vëllai, Klausi 21-vjeçar.
Qindra njerëz morën pjesë në homazhet e fundit për familjen. Mes tyre edhe Greg Rama. Sipas gazetës Panorama, Kristi Reçi ishte në një lidhje me Greg Ramën, 29 vjeç, prej tre vitesh.
Kristi studionte për Dermatologji. Ajo jetonte me familjen në katin e tretë të pallatit 6-katësh të shembur në Durrës.
Tragjedia mund të ishte më fatale, por në pallat nuk ndodheshin disa familje atë natë. Nga tre familje që ishin aty, familja Reçi dhe Meçe u goditën më rëndë. Një tjetër familje shpëtoi mrekullisht edhe pse ishin në katin e fundit. Burri, gruaja dhe vajza e vogël dolën nga një hapësirë e vogël duke i mbijetuar tragjedisë.