1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush ishte Madeleine Albright, ish-Sekretarja e Amerikës që u bë pjesë e çlirimit të Kosovës në vitin ‘99

Rekomandime

Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

Ajo arriti në SHBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta, përpara se ajo të bëhej ikonë politike dhe feministe.

- Advertisement -

Albright ishte rritur në një familje që iku nga nazistët dhe komunistët në Europën e mesit të shekullit të 20’të.

Vdekja e Albright nga kanceri u konfirmua nga familja e saj nëpërmjet një deklarate këtë të mërkurë.

Albright ishte figurë qendrore në Administratën e Bill Clinton.

- Advertisement -

Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Ajo ka shërbyer më parë si ambasadore e Klintonit në Kombet e Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 1997.

- Advertisement -

Albright ishte fytyra e politikës së jashtme të SHBA’së në dekadën mes fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, një epokë e shpallur nga presidenti George W. Bush si ‘rend i ri botëror’.

Albright e quajti veten një “amerikane mirënjohëse”

E lindur në Pragë në vitin 1937, Albright, atëherë Madeleine Korbel, iku në Angli me familjen e saj në vitin 1939, më pak se dy javë pasi Gjermania naziste pushtoi Çekosllovakinë. Ndërsa familja e saj ishte me prejardhje hebreje, ajo u rrit si katolike.

Familja e Albright jetonte në bodrumin e një apartamenti në Notting Hill përpara se të kthehej në Pragë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ata u shpërngulën në SHBA në vitin 1948 pas marrjes së Çekosllovakisë nga komunistët.

Familja e saj përfundimisht u vendos në Denver, ku babai i saj punoi si dekan i shkollës së marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Denverit.

“Kam jetuar në shumë e shumë vende”, kishte thënë Albright më 2020.

Albright, e cila u diplomua në Kolegjin Wellesley dhe mori një diplomë master në Universitetin e Kolumbisë, u martua me Joseph Albright në vitin 1959. Çifti pati tre vajza dhe u divorcua në vitin 1982. Ajo nuk u martua përsëri.

Përpara se të bëhej sekretarja e 64’të e SHBA’së, Albright punoi për fushatën presidenciale të vitit 1972 të Edmund Muskie, një senator demokrat amerikan nga Maine, dhe më vonë u bë asistente e tij.

Ajo gjithashtu punoi si profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown nga viti 1982 deri në 1993.

Presidenti Barack Obama i dha Albright Medaljen Presidenciale të Lirisë më 2012. Pas karrierës së saj diplomatike, Albright, autorja e disa librave, duke përfshirë një kujtim të vitit 2003, u bë simbol i fuqizimit të gruas.

“Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën”, ishte fjalia e famshme e Albright.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit