1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush ishte policja e parë e Kosovës?

Rekomandime

Gruaja e parë police në Kosovë ishte Fehmije Gashi-Bytyqi. Ajo në një intervistë për T7, ka rrëfyer për rrugëtimin e saj në Policinë e Kosovës dhe paragjykimet që i ka marrë për vendimin e saj. Gruaja e parë police në Kosovë, rrëfen përvojat gjatë ushtrimit të këtij profesionit.

Kur ajo veshi uniformën e Policisë u përball me shumë paragjykime.

- Advertisement -

Ishte viti 1999’ kohë kjo kur Kosova sapo kishte dal nga lufta, dhe profesioni i policit mendonte se i takonte burrave.

Por ish policja, tash avokate vendosi t’i sfidojë të gjithë dhe u rreshtua në Shërbimin Policorë të Kosovës.

‘Pse me fakultet, pse nanë e fmive, pse ti me shku me punu në ndrrime të natës me punu. Ka qenë një mospëlqim që me kalimin e kohës u kthy’.

- Advertisement -

Por, më e vështira për Fehmien, gruan e gjeneratës së parë në Polici, ishte kur filloi ushtrimet në ditën e parë.

Ushtrimet për këtë gjeneratë që numëroi 176 pjesëtarë, 18 % e të cilëve ishin gra, kishin filluar më 6 shtator të 1999’ës.

- Advertisement -

Bytyqi rrëfeu për T7 edhe një rast kur paragjykohej edhe për peshën derisa ushtronte këtë profesion.

E në, vendin tonë sot vetëm rreth 15 % gra i shërbejnë këtij institucioni, prej të cilave 12% janë police që shërbejnë në funksione të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Po ashtu, nga to janë vetëm një numër i vogël që janë në grada të larta.

Ndërkohë, Policia e Kosovës tash e disa ditë po zhvillon aktivitete në kuadër të 20 vjetorit të themelimit, e kjo deri në ceremoninë kryesore që mbahet më 6 shtator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit