-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush janë 6 deputetët e koalicionit që nuk e votuan Qeverinë Hoti

Rekomandime

Me 61 vota për, Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike është zgjedhur kryeministër i ri i Kosovës. Votat pro, Hotit nuk ia besuan as disa prej deputetëve të koalicionit të ri qeverisës. Ndryshimin e bëri deklarimi i shefit të grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shalës, që në minutat e fundit e ndërroi qëndrimin

86 deputetë ishin në sallë dje kur u votua qeveria e re në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Megjithatë, i zgjedhuri i LDK’së për shef të ekzekutivit, arriti të marrë minimumin e votave që i duhen për t’u bërë kryeministër i ri i shtetit, pas rrëzimit të Albin Kurtit.

Kuvendi dje përmes një sqarimi ka bërë të ditur se 61 deputetë votuan pro, 24 kundër, dhe 1 deputet ka abstenuar. Megjithatë, të njëjtit nuk kanë publikuar emrat e deputetëve, duke dhënë sqarimin se votimi është bërë me dorë, e nuk është mbajtur evidencë me emra.

Përvec Lëvizjes Vetëvendosje që nuk mori pjesë në seancë, kundër zgjedhjes së Hotit kryeministër votuan të gjithë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Në seancë nuk ishin nga LDK’ja as Vjosa Osmani, që për të udhëhequr seancën e autorizoi Kujtim Shalën, e as deputeti Haxhi Avdyli.

Nga LDK’ja, ndërkaq deputeti Fatmir Rexhepi ka abstentuar. Donika Kadaj -Bujupi e AAK’së lëshoi sallën kur u votua qeveria, për të shpjeguar më vonë se ‘nuk ndihet rehat” me qëndrimin e Hoti ndaj Serbisë, prandaj nuk ia dha votën.

- Advertisement -

Lista Srpska ka dhënë të gjitha votat pro kësaj qeverie, ndërsa, nga minoritetet jo serbe nuk votuan Elbert Krasniqi dhe Zikreta Aliti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit