1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kush janë dy shqiptarët e propozuar për ministra në Qeverinë e Abazoviqit?

Rekomandime

Parlamenti malazez po mban seancën për votimin e qeverisë së re. Para pak çastesh, i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviq, ka paraqitur ekspozenë e tij para deputetëve, i cili bëri të ditura prioritet e tij qeverisëse.

Gjatë ditës së djeshme, Abazoviq propozoi zyrtarisht edhe strukturën dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv.

- Advertisement -

Ndër emrat e ministrave të propozuar janë edhe dy shqiptarë. Fatmir Xheka u propozua nga Abazoviq për të udhëhequr Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, ndërsa Marash Dukaj për të udhëhequr me Ministrinë e Administratës Publike.

Për këta dy u dha edhe biografi e shkurtër.

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Xheka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi.
Ministër i Administratës Publike, MA Maras Dukaj, i lindur më 1985 në Tuzi, Master i Psikologjisë Shkollore, gazetar dhe profesor shumëvjeçar, drejtor shumëvjeçar i drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, ish-menaxher i Komunës së Tuzit.
Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit