12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kush janë oligarkët rusë të sanksionuar nga Britania?

Rekomandime

Britania e Madhe vendosi të imponojë sanksione ndaj pesë bankave ruse, por edhe tre oligarkëve të afërt me Vladimir Putin.

Përveç Gennady Timchenkos, konsullit të nderit të Serbisë në Shën Pjetërburg, Britania u vendosi sanksione edhe dy kushërinjve Rotenberg.

- Advertisement -

Boris Rotenberg ka qenë dikur shok skuadre në xhudo me Putin dhe është një prej miliarderëve të goditur nga sanksionet britanike.

Bashkëpronarit të SMP Bank dhe nipit të tij, Igor, iu ngrinë asetet në Britani, pas vendimit të Putin për të dërguar trupa në Ukrainë.

Boris Rotenberg dhe Vladimir Putin

Nga miqësia me Putin, Boris Rotenberg përfitoi kontrata të mëdha në bizneset e gazit dhe energjisë elektrike, pas rënies së komunizmit në Rusi, shkruajnë mediat britanike. Nipi i tij, Igor, u bë miliarder pasi mori disa fonde investimesh nga babai i tij Arkady. Ndërsa Timchenko është njeriu i gjashtë më i pasur në Rusi.

- Advertisement -

Arkady dhe Boris Rotenberg kanë në pronësi edhe grupin Stroygazmontazh (SGM), kompaninë më të madhe ruse të prodhimit të gazsjellësve. Në vitin 2017, “Forbes” vlerësoi se pasuria e tyre ishte 2,5 miliardë dollarë, por mund të jetë pakësuar pasi ndaj të dyve janë vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Babai i Igor Rotenberg, Arkady, mik i vjetër i Putin

Marrëdhënie e tyre me Putin daton që nga viti 1963, kur iu bashkuan një klubi të arteve marciale. Në vitin 1978, Arkady është bërë edhe trajner xhudoje.

- Advertisement -
Gennady Timchenko (m), njeriu i gjashtë më i pasur në Rusi dhe president i klubit të Shën Pjetërburgut në hokej në akull

Që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, qindra miliarda dollarë janë investuar nga Rusia drejt Perëndimit, por Londra ka qenë gjithmonë qyteti i preferuar i oligarkëve rusë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit