3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush me kë po bën koalicion në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Podujevë…

Rekomandime

Koalicionet e mundshme për balotazhe janë në përfundin e sipër të arrihen. Në heshtje, shumica nga to nuk do të bëhen publike. Për dy komunat më të mëdha ka përafrime të mëdha. Dy partitë që janë mësuar të bashkëqeverisin edhe në nivel qendror, tashmë janë shumë afër ti bashkojnë forcat. Në Prizren mungon vetëm formalizimi i koalicionit PDK-LDK kundër Vetëvendosjes. Anton Quni sipas burimeve të Kosova ime do të tërhiqet nga kreu i LDK’së për Prizrenin, për ti hapur rrugë koalicinit. Quni është rritur politikisht duke e kritikuar, e shpeshherë dune e akuzuar rëndë lidershipin e PDK’së, prandaj nuk e nënshkruan kolaicinin.

- Advertisement -

Ky bashkim ia hap rrugën koalicinit tjetër, atij në Prishtinë. Sërisht kundër Vetëvendosjes, por në pole të kundërta. Aty do të mbështetet kandidati i LDK’së, përderisa në qytetin e dytë më të madh të vendit, ai i PDK’së.

Në Gjilan, PDK ka qasje qē ta mbështesë Lutfi Hazirin, me të cilin partia më e madhe e dalë nga UÇK’ja kishte lidhje të vazhdueshme. Pir, aty PDK është e ndarë në dysh me ish kryetarin e komunëd, Qemajl Ahmetin që haptas po mbështetë kandidatin e VV’së. Por, VV e PDK lehtësisht mund të bëjnë koalcione në qytetet më të vogla. VV pritet ta mbështesë PDK’në në Vushtrri, ndërsa PDK- VV’në në Podujevë.

Në Kamenicë PDK dhe LDK pritet ta mbështesin kryetarin altual, Qendron Kastratin kundër VV’së, përderisa mbesin të paqarta pozicionimet në komunat tjera. /Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit