15.1 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Kush mund të jetë ‘gruaja e mençur’ që e përmendi Vuçiq?

Rekomandime

Politikani serb, Vuk Jeremiq, ka folur rreth dy “non-paper”-ave të publikuara së fundi në të cilat flitet për rregullim kufijsh e ide të ndryshme se si do të dukej një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Jeremiq ka thënë se ato janë një “balon testues”, derisa ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, se “non-paper”-i i dytë është shkruar nga një grua shumë e mençur.

- Advertisement -

Jeremiq ka thënë se mund ta marrë me mend se për bëhet fjalë, por megjithatë s’ka pranuar që të spekulojë me ndonjë emër.

Politikani serb megjithatë ka thënë se nuk bëhet fjalë për kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ajo nuk do të humbte aq shumë kohë për të shkruar një letër të detajuar të këtij lloji”, ka thënë Jeremiq, shkruan N1.

- Advertisement -

Vuçiq pas kthimit nga Brukseli ka deklaruar se e ka lexuar “non-paperin” e dytë, derisa ka thënë se është shqetësuar më shumë se për të parin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit