Kreu i Organizatave të Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka publikuar një fotografi me sekretarin e OVL-së, Faton Klinaku dhe me veteranin e UÇK-së Qele Gashi, në një kafene.
Por, përveç fotos së parë ai ka publikuar edhe një fotografi tjetër në të cilën shihet një person në një makinë të zezë, ku Gucati pretendon se po i përcjellin ata.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka dhënë një mesazh për “vëzhguesit”, ku është shprehur se “ne nuk kemi çka fshehim dhe gjërat i themi publikisht”.
Postimi i plotë:
Mos na i përcjellni makinat e me harxhu derivate kot, sepse ne nuk kemi çka fshehim dhe gjërat i themi publikisht.