-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush zgjedh Maltën për pushime fiton 200 euro

Rekomandime

Vendimi për të rimëkëmbur ekonominë vendase pas goditjes që mori nga pandemia

Malta ka nisur një program ambicioz i cili stimulon tërheqjen e turistëve në vend, një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë malteze .

- Advertisement -

Turistët që do të qëndrojnë në hotele me pesë yje në të gjithë Maltën do të marrin si shpërblim 200 euro, ndërsa ata që do të qëndrojnë në hotel me katër yje 150 euro dhe vizitorët në hotelet me tre yje 100 euro.

Qeveria malteze pritet të shpenzojë për këtë vendim 3,500,000 € dhe shpreson të tërheqë më shumë se 35,000 vizitorë.

Të dhënat e Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit tregojnë se industria turistike drejtpërdrejt dhe indirekt përbën më shumë se 27% të ekonomisë së Maltës, por sektori është goditur nga pandemia COVID-19.

- Advertisement -

Vendi tërhoqi më shumë se 2.7 milion vizitorë të huaj në 2019, por shifrat kanë rënë me më shumë se 80% që kur virusi u zbulua në Mars 2020. Me këtë vendim qeveria shpreson të ringjallë ekonominë vendase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit