14.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“Pse palestrat mbyllen dhe xhamitë jo?”, sportisti iranian rrezikon dënimin me vdekje për deklaratën e tij

Rekomandime

Një “bodybuilder” në karrige me rrota mund të dënohet me vdekje pasi vuri në diskutim masat antikoronavirus, duke thënë se nuk e kupton dot se si mund të mbyllen palestrat, ndërsa xhamitë vijojnë të mbeten hapur.

- Advertisement -

Reza Tabrizi u shpreh në Instagram se ishte “hipokrite” mbyllja e palestrave në qytetin e Mashadit, ndërkohë që besimtarët grumbullohen nëpër xhamitë e vendit.

Aktivisti iranian Masih Alinejad tha sot se Tabrizi rrezikon dënimin me vdekje për fjalët e tij, duke e shoqëruar lajmërimin me videon e arrestimit të sportistit.

Pas arrestimit, Tabrizi kërkoi falje për komentet e tij: “I kërkoj ndjesë të gjithë miqve të mi, fansave dhe shtetit. Si rezultat i neglizhencës sime kam lënduar ndjenjat e tyre dhe u kërkoj falje me gjithë zemër”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit