5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kuvendi me njoftim të ri para seancës

Rekomandime

Me fillim nga ora 15:00 parashihet të startojë seanca e konstitiumit të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e rinj do të japin betimin e tyre, kurse nuk dihet nëse do të zgjedhet edhe udhëheqësia e Parlamentit.

- Advertisement -

Disa orë para se të nis kjo seancë, nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun është theksuar se gjatë seancës përfaqësuesit e mediave do të qëndrojnë në galerinë e sallës plenare, ndërsa hyrja do të bëhet në orën 14:30.

Duke pasur parasysh dhe mirëkuptuar interesimin e madh medial dhe publik në përgjithësi për seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për hir të mbarëvajtjes së saj dhe respektimit të rregullit në Kuvend, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit e mediave që do të jenë prezentë në hapësirat e Kuvendit, t’i përmbahen Rregullores në fuqi për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Me theks të veçantë, dispozitave që lidhen me fotografimin dhe xhirimin në hollin e Kuvendit të Kosovës (Rregulla 10, pika 7) dhe dispozitave të tjera përkitazi me qasjen e mediave në Kuvend”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin për media.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit