Ky është 18 vjeçari nga Klina i cili vdiq sonte pas aksidentit me motor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Zajm të komunës së Klinës, ku një veturë ka goditur për vdekje G.Z, 18 vjeç i cili po ngiste motoçikletën, transmeton Gazeta Metro.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti “Jeep”dhe një motoçiklete, nga ky aksident ka pësuar 18 vjeçari, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Pejës, por fatkeqësisht aty është konfirmua që s’ka shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra.
“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në fshatin Zajm të komunës së Klinës. Aksidenti ka ndodhur mes një automjeti “Jeep” dhe një motoçiklete, nga ky aksident ka pësuar, personi i lindur në vitin 2001. I njëjti është bartë menjëherë për në Spitalin Rajonal në Pejë, sepse ka dhënë shenja jete por në spital ka arritur pa shenja jete”, tha Ibra


Ibra shtoi se shoferi i veturës është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.