5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ky është detaji që Jakup Krasniqi përcolli gjatë fjalimit prekës në Gjykatën e Hagës

Rekomandime

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë sot para Gjykatës Speciale në seancën dëgjimore pas dorëzimit të aktakuzës së re e cila u ndryshua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 29 prill.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ndërkohë ishte dhe kravata e tij e cila ishte e kuqe dhe me shqiponjën e zezë, duke përcjellë kështu një mesazh patriotik.

- Advertisement -

Krasniqi mbajti një fjalim të gjatë dhe prekës ku deklaroi pafajësinë e tij dhe theksoi se i vjen turp që jeton në një kohë kur gjykohet për KRlME Iufte të frymëzuara nga gënjeshtrat e Serbisë.

“Sot po i them disa fjalë. Mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar po të mos ishte ky rast se juristë të shkulluar në vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë se punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrisin një akuzë që mbështetet vetëm e vetëm mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë dhe e cila cenon rëndë lirinë, jetën e të drejtën e individit, e madje e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri e shtetndërtim me një padrejtësi të madhe. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të Iuftojnë për jetën në liri, për demokracinë e pavarësinë”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit