3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është filmi që ‘parashikoi’ koronavirusin: Renditet si filmi më i shikuar në ditët e fundit

Rekomandime

Filmi ‘Contagion’, po radhitet si më të shikuarit në ditët e fundit në mbarë botën, ani pse është realizuar në vitin 2011. Kjo po ndodh pasi që ngjarja në të cilën zhvillohet filmi, është e njëjta në të cilën bota gjendet sot përballë koronavirusit.

Derisa e gjithë bota është nën ethe dhe shumë njerëz janë përfshirë nga paniku, është industria e filmave ajo që po nxjerrë fitime të majme gjatë këtyre ditëve, ku miliona njerëz të globit janë izoluar në shtëpi, për shkak të situatës me COVID-19.

- Advertisement -

Shumë njerëz pra kanë zgjedhur që të shikojnë filma në këtë kohë të vështirë, ku sipas mediave të huaja tani për tani filmi më i shikuar në mbarë botën është ‘Contagion’, një prodhim i viti 2011.

Filmi flet për një virus pandemik që shpërndahet me shpejtësi, i cili u merr jetën 26 milionë njerëzve në të gjithë botën.

- Advertisement -

Në film bëhet fjalë për virusin e quajtur MEV-1. Ai ka origjinën në Azi dhe transmeton përmes prekjes, ndërsa simptomat e tij janë të ngjashme me
koronavirusin.

- Advertisement -

Filmi është cilësuar nga shumë njerëz si ‘parashikuesi’ i arritjes së koronavirusit.

‘Contagion’ është prodhuar nga gjiganti Warner Bros dhe është njëri ndër filmat më të kërkuar tani për tani.

Ky film aktualisht është ndër filmat më në trend në plaormat Amazon Prime dhe iTunes, si dhe renditet ndër katër filmat më të shikuar gjatë kësaj periudhe
sipas IMDb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit