-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ky është i arrestuari në veri

Rekomandime

Të mërkuren në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rade Basara, nga njësia speciale e Kosovës.

Ky person dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit.

- Advertisement -

Ndërkohë, organet e rendit, përveç arrestimit të Rado Basarës e kanë arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në këtë aksion policor, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit