7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shqipëria dhe Kongresi i Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878) 143 vjetori i kongresit

Rekomandime

Shkruan : Profesor: M.A. Ardian HAZIRI

- Advertisement -

Traktati i Shën Stefanit drejtëpërdrejt preku edhe tokat Shqiptare, prandaj ky traktat solli shqetësim të madh në mesin e shqiptarëve.

Jo sinqiriteti i politikës ruse ndaj Shqiptarëve e dëshmon fakti se vetum një vitë pas marrveshjes së Rajhshtadit dhe të Budapestit, Rusia shpalosi planin e saj pansllavist për coptimin e tokave shqiptare, dhe nuk qudit fakti se në Shën Stefan nuk u shqyrtua fare qështja Shqiptare.

Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, OttoBismark. Edhe një delegacion i Perandorisë Osmane mori pjesë mirëpo nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha.

Shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi), dërguan delegacionet e tyre, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale.

- Advertisement -

Edhe shqiptarët, sidomos organizata e Lidhjes së Prizrenit, i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre.

Në dhjetëra pericione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t`i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonomiste.

- Advertisement -

Këtë kërkesë ia përcolli me anën e AbdylFrashëritKongresit të Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.

U paraqiten edhe kërkesa të tjera, që parashikonin formimin e një shteti të pavarur shqiptar.

Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Ata madje morën përgjigjen e Bismarkut, se.

Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj. Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit. Kongresi vendosi t`i pakësonte përfitimet politike e tokësore të Rusisë dhe të shteteve sllave të Ballkanit. Bullgaria nuk do të merrte krahinat shqiptare që i parashikonte Traktati i Shën-Stefanit. Mali i Zi do të merrte krahinat e Tivarit, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës, etj.

Por jo të gjitha krahinat e premtuara në Shën-Stefan.

U vendos të rishikohej kufiri ndërmjet Greqisë e Perandorisë Osmane nga një komision i përbashkët. Sipas vijës kufitare që rekomandoi ai, Greqisë duhej t`i jepej krahina shqiptare e Çamërisë.

Me gjithë ndryshimet që iu bënë Traktatit të Shën-Stefanit, vendimet e Kongresit të Berlinit ishin një cenim i rënd për tërësinë e trojeve shqiptare dhe për interesat e kombit shqiptar. Ato shkaktuan zemërimin e shqiptarëve dhe kundërshtimin e tyre të vendosur me armë në dorë.

Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ashtu si Traktati i Shën Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj.

Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale. Malit të Zi, përveç trojeve me popullsi të përzier shqiptare e sllave, iu dhanë përsëri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavës, të Gucisë e të Rugovës), sikundër edhe Serbisë (krahinat e Vranjës, të Trenit e të Pirotit). Bullgarisë nuk iu njohën viset e Shqipërisë Lindore, por, nga ana tjetër, iu dhanë Greqisë (e cila nuk përfitonte asgjë nga Traktati i Shën Stefanit), viset e Çamërisë. Veç kësaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe një rrezik tjetër për trojet shqiptare.

Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, përveç pushtimit të Bosnjës dhe të Hercegovinës, fitonte gjithashtu të drejtën të vendoste garnizone ushtarake dhe të ndërtonte rrugë strategjike në sanxhakun e Novi Pazarit “deri përtej Mitrovicës”. Me këto koncesione Vjena hidhte hapin e parë për të pushtuar një ditë krejt Kosovën dhe për të dalë pastaj në Selanik.

Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njëri tërthorazi e tjetri drejtpërdrejt, dy çështje që kishin lidhje me aspektin politik të trojeve shqiptare, që do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane.

E para trajtohej në nenin 23 të traktatit. Sipas këtij neni, Porta e Lartë detyrohej të hartonte për viset ballkanike, që ndodheshin nën sundimin e saj të plotë, “rregullore organike” për një administrim autonom të vilajeteve, pak a shumë të njëllojtë me atë që i qe dhënë ishullit të Kretës më 1868.

Më qëllim që këto “rregullore” t’u përshtateshin nevojave të vendit, Porta duhej të ngarkonte “komisione të posaçme” për hartimin e tyre, në të cilat “elementi vendas duhej të përfaqësohej në shkallë të gjerë”. Projektet që do të hartoheshin për çdo vilajet, thuhej në po këtë nen, para se të hynin në fuqi, do të miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian që u krijua nga Fuqitë e Mëdha për Rumelinë Lindore.

E dyta ishte përfshirë në Protokollin nr. 13 të Kongresit të Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditës. Fillimisht çështja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethënë: venomet), të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon abantique (që në kohët e lashta).

Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar venomet në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetin e Turqisë Evropiane.

Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr. 13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Të dyja këto vendime ishin negative për Shqipërinë.

Me nenin 23 Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, jo pse e detyronin Perandorinë Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratë autonome “të përshtatshme” me nevojat e tyre, por me të drejtën që fitoi Porta e Lartë për ta mbajtur edhe në të ardhmen ndarjen administrative që ishte në fuqi, pra copëtimin e trojeve shqiptare ndërmjet katër vilajeteve të ndryshme.

Reformat administrative autonomiste i kërkonin vetë qarqet përparimtare rilindëse, por ato i kushtëzonin këto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm autonom. Pajisja e katër vilajeteve me “rregullore organike” të veçantë, gjoja në përshtatje me nevojat e vendit, do t’i vështirësonte edhe më tej lidhjet ekonomike, shoqërore, politike e kulturore ndërmjet krahinave shqiptare të këtyre vilajeteve.

Për më tepër, e drejta që fituan me nenin 23 Fuqitë e Mëdha për të ndërhyrë në këtë çështje, u dha atyre mundësinë, siç shkruante pak më vonë AbdylFrashëri, që t’u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb në vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit dhe grek në vilajetin e Janinës. Si rrjedhin, me zbatimin e nenit 23 rritej më tepër në të ardhmen rreziku i aneksimit të trojeve nga shtetet fqinje ballkanike dhe vështirësohej më shumë Iufta e shqiptarëve për bashkimin e këtyre trojeve në një vilajet të vetëm autonom.

Po ashtu, me protokollin nr. 13, Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, sepse çështjen kombëtare shqiptare e reduktuan vetëm si problem të popullsisë së saj katolike dhe në mënyrë të veçantë vetëm si çështjen e një krahine të saj, siç ishte krahina e vogël dhe e prapambetur e Mirditës, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gjë tjetër, veçse të ruante statusin e saj partikularist e patriarkal.

Protokolli nr. 13 i hapte kështu rrugën Vjenës, e cila gëzonte prej kohësh të drejtën e mbrojtjes së popullsive katolike të Perandorisë Osmane (kultusprotektoratin), që të ndërhynte lirisht në jetën e brendshme të Mirditës dhe ta kthente atë në një pikëmbështetje të avancuar për ekspansionin e saj të mëtejshëm drejt brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe drejt viseve të Ballkanit Qendror.

Me vendimet e Kongresit të Berlinit, Serbia dhe Mali i zi fituan zgjerim të konsiderushëm territorial. Serbia sipas nenit 24 u zgjerua në luginën e Moravës, duke i fituar rajonet e Nishës,Toplicës, Pirotit, të banuar me shqiptarë, mirpo duke mbetur pa përkrahje të rusisë, ata u detyruan të largoheshin nga kazatë e Prishtinës dhe të Gjilanit, ku me qrast dështoi plani për ta futur e gjithë Kosovën në, Serbi.

Përgatitjet politike dhe ushtarake të Lidhjes së Prizrenit tregoniën se nenet e Traktatit të Berlinit, që cenonin të drejtat kombëtare të Shqipërisë, nuk mund të zbatoheshin pa dhu.nën e amatosur kundër shqiptarëve që do të ushtrohej ose nga Mali i Zi, ose nga Perandoria Osmane,

Për ta mënjanuar këtë konfIikt tepër të kushtueshëm dhe me përfundime të pasigurta për Malin e Zi, knjaz Nikolla kërkoi ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, duke e akuzuar Portën e Lartë si organizatore e Lidhjes së Prizrenit./Kosova ime
Shkroi : Profesori: M.A. Ardian HAZIRI

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit