-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në qendrën studentore në veri

Rekomandime

Në Qendrën Studentore në Mitorivcën Veriore pak më parë ndodhi një inident, ku për pasojë pas një përleshje mbetën të plagosur dy persona. Viktimat u therën me thikë nga një i dyshuar, që për momentin ndodhet në arrati.

Rasti është konfirmuar për Insajderin edhe nga Policia, teksa sinjalizuesi nga Veriu ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.

- Advertisement -

Media mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit