9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zvicër: Të kthyerit do të mbajnë karantinën edhe nëse kanë test negativ

Rekomandime

Edhe përkundër faktit se kanë rezultat negativ të testit, infeksioni nuk mund të përjashtohet: virusit i duhen të paktën pesë ditë që të përhapet në trup në mënyrë që të mund të zbulohet nga një shtupë. Kështu kanë thënë të mërkurën përfaqësues të BAG, për agjencinë e lajmeve, SDA.

- Advertisement -

Po kështu, detyrimin për mbajtje të karantinës dhjetë ditore nuk mund ta shkurtojnë as ata që kanë një test negativ, transmeton albinfo.ch. Detyrimi për karantinë dhjetë ditore është në fuqi që nga 6 korriku dhe ai vlen për njerëzit që vijnë nga njëri prej 42 vendeve me rrezik të rritur të infeksionit.

Siç është raportuar tashmë, refuzuesit e karantinës përballen me një gjobë të rëndë: Kushdo që i shmanget karantinës ose nuk raporton pranë autoriteteve kantonale brenda dy ditëve nga kthimi i tyre, mund të gjobitet deri në 10.000 franga, përcjell albinfo.ch

Kantonet, sipas të dhënave të tyre, kryejnë kontrolle të rastësishme, në parimin e mostrës për të vërtetuar nëse po mbahet karantina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit