Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku humbi jetën një person dhe një tjetër u lëndua.
Indeksonline mëson se i riu që humbi jetën është Labinot Hasani, nga fshati Dumnic i Komunës së Podujevës.
I ndjeri ditë më parë kishte ardhur në Kosovë për pushime, nga Gjermania.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Barjam Krasniqi.