Kryeqyteti i Kosovës do të jetë në karantinë që nga nata e sotme. E gjithë kjo pasi nga 27 të infektuarit e fundit me kronavirus në Kosovë, 20 ishin pikërisht nga Prishtina.
Por tashmë janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për shtimin e sigurisë në kompleksin banesor ku edhe janë të infektuarit me COVID-19.
Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi prej sonte do të jenë në mbikëqyrje 24 orëshe nga policia.
Indeksonline ka arritur të sigurojë pamje nga ky vend tek ‘Mati 1’, ku tashmë kanë filluar të arrijnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët do të bëjnë kontrollimin e kësaj ane, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja edhe më e madhe e këtij virusi.
Përpos karantinës janë paralajmëruar edhe masa shtesë, për t’u siguruar që numri i të infektuarve mos të rritet.