16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ky është numri i saktë i votave me kusht, mësohet kur nis numërimi i tyre!

Rekomandime

Mijëra vota me kusht pritet që të numërohen këtyre ditëve në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Fushë Kosovë.

- Advertisement -

Mësohet se shifra e saktë e votave me kusht është 27.249. Burime tona tregojnë se ato pritet të numërohen 2-3 ditët e ardhshme.

Pra, ky veprim do të vije pasi të përfundojë procesimi i Formularit të Përithjeve të Rezultateve të partive politke.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit morën pjesë rreth 47%. LVV mori rreth 48%, e pastaj PDK, 17%, LDK 13% ndërsa AAK 7%.

- Advertisement -

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. KQZ-ja kësaj radhe ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Vlen të theksohet se 30 mijë vëzhgues ishin akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar këtë proces zgjedhor. Në zgjedhje garuan 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit