25.6 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Ky është kushti i Adrijana Hoxhiq për votimin e Kurtit kryeministër

Rekomandime

Adrijana Hoxhiq nga Partia Ujedinjen Zajedinca do të jetë deputete në legjislaturën e re të Kuvendi të Kosovës nga komuniteti boshnjak.

- Advertisement -

Për 5183 votat e marra ajo u akuzua se pati marrëveshje me Listën Serbe që të votohet edhe në komunat me shumicë serbe.

Por, Hoxhiq mohoi një gjë të tillë duke thënë se u votua falë aktivitetit të saj politik të mëhershëm. Derisa votat nga serbët dhe komunitetet tjera po i konsideron demokratike dhe që i shërbejnë një shteti multientik.

Ndërsa ajo ka folur edhe për votën e saj për formimin e Qeverisë së re.

- Advertisement -

Hoxhiq ka thënë se votën e saj pro qeverisë që do të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje do ta kushtëzojë me kërkesën për krijimin e dy komunave me shumicë boshnjake.

“Ne s’kemi asgjë kundër Vetëvendosjes. Është partia që ka marrë më shumë vota dhe është vullneti i qytetarëve. Kërkesa ime është formimi i dy komunave të boshnjakëve. Shpresoj që Kurti me aktivitetin e tij do të tregojë që komuniteti boshnjak është i mirëseardhur. E vetmja mënyrë që boshnjakët të mbesin si boshnjakë dhe jo të asimiluar është themelimi i komunave me shumicë boshnjake”, ka thënë Hoxhiq në Klan.

- Advertisement -

Megjithatë, Hoxhiq ka thënë se ende nuk është e vendosur 100 për qind nëse do të veprojë në këtë mënyrë, ndërsa ka shtuar se nuk do ta pengojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente me arsyen se nuk bën tregti me votën.

Duda Balje, ish-deputete nga komuniteti boshnjak, më herët ka thënë se ka plan që pas krijimit të komunave me shumicë boshnjake, ato do t’i bashkohen Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke u bërë sistem paralel i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit