0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ky është ministri i Kurtit, që nuk e votoi programin qeverisës

Rekomandime

Qeveria e Kosovës e ka miratuar programin qeverisës për 4 vjetët e ardhshme.

Jo të gjithë anëtarët e kabinetit votuan pro këtij programi.

- Advertisement -

Është Goran Rakiq nga Lista Serbe, i cili abstenoi nën arsyetimin se nuk e ka marrë me kohë programin.

ndryshe sot është miratuar në Qeveri planprogrami qeverisës për vitin 2021/2025.

Miratimi i këtij planprogrami ka qenë pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë që po vazhdon edhe më tutje.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti ka thënë se synimi kryesor i Qeverisë së tij mbetet menaxhimi i situatës me Covid-19.

Tutje, Kurti tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE.

- Advertisement -

“Ne do të aplikojmë me kërkesën për anëtarësim në BE. Si prioritet i yni është luftimi i krimit dhe korrupsionit nëpërmjet një qeverisjeje që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës që i kanë dhënë mbështetjen maksimale këtij orientimi”, tha Kurti.

Kurti ka premtuar edhe reformë të skemës sociale duke thënë se nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme.

“Do të sigurojmë shtesa për fëmijë e punësim të garantuar sezonal për një anëtarë të familjes. Përmes rritjes së pagës në 250 euro për 40 orë punë do të sigurohemi që ata që kanë paga më të ulëta të kenë më shumë para në xhep në fund të muajit. Do t’i trajtojmë me prioritet mbrojtjen e resurseve natyrore e mjedisit”, ka thënë tutje Kurti.

Kurti po ashtu ka njoftuar se përgatisin padi ndaj Serbisë në GJND.

“Deri në fund të mandatit do të ketë pesëfishim të inspektorëve të punës. Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në Kartën e Atlantikut Dialog parimor me Serbinë për njohje reciproke. Do të afrohemi dhe bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë. Do ta përgatisim padinë për gjenocid në GJND-së”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit