4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është polici të cilin VV e akuzon se e provokoi incidentin me aktivistat e LDK

Rekomandime

Sot ka ndodhur një përplasje fizike mes aktivistëve të VV-së dhe LDK-së gjatë fushatës në Podujevë, ndërsa këta të parët thonë se u provokuan disa herë e më pas edhe u sulmuan nga “banditët e Agim Veliut”.

- Advertisement -

Kandidati për kryetar i VV-së në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi tha se ky incident është provokuar nga një zyrtar policor me emrin Butrint Krasniqi.

Madje ai thotë se ky zyrtar policor ka marrë pushim nga puna për të qenë pjesë e fushatës së LDK-së.

Ndërsa tani Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë ka ndarë pamje nga ky sulm të cilin e cilësojnë si “sulm i bandave të Agim Veliut”.

- Advertisement -

Në këto pamje shihet edhe zyrtari policor Butrint Krasniqi, të cilin nga VV e akuzojnë se e provokoi incidentin.

Lidhur me këtë përplasje, media ka kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të cilin kandidati i LVV-së Shpejtim Bulliqi, në një deklaratë tha se pati provokime edhe nga Veliu.

- Advertisement -

Por ky i fundit nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e Bulliqit, madje thotë se është nivel i ulët t’i komentojë “budallallëqet e Shpejtim Bulliqit”.

“Unë me komentu budallaqe të Shpejtim Bulliqit a? Është tepër nivel i ulët. Unë kam qenë në aktivitet, nuk e di a ka pasur përplasje”, tha Veliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit