Betejen me Covid-19, e ka humbur edhe një person nga Peja. Bëhet fjalë për Prodekanin e Fakultetit të Agrobiznesit në UP “Haxhi Zeka”, profesor Bakir Kelmendi, shkruan IndeksOnline.
Lajmin për vdekjen e tij përmes një statusi në Facebook e ka dhënë, deputeti i AAK-së Ali Berisha.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Edhe një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovën!
Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të Prodekanit të Fakultetit të Agrobiznesit në UP ‘Haxhi Zeka’, prof.Dr. Bakir Kelmendit!
=Të ndjerin, do ruajë në kujtimet më të mira dhe më të sinqerta!
Me këtë rast, shprehë Ngushëllimet e mia dhe të Aleancës, për familjen Kelmendi, stafin akademik të UP ‘Haxhi Zeka’ dhe të gjithë qytetarët!
Profesor dhe mik Bakir, u prefshë në parajsë!
Të dashur qytetarë, Covid 19, po merr jetë, andaj sërsih ju ftojë që të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së në raport me masat prevenuese ndaj Covd 19!
Me pikëllim;
Ali Berisha