4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është shkaku që çoi deri te vdekja e nënoficerit të FSK-së

Rekomandime

Baki Ejupi, nënoficer i lartë i FSK-së ka vdekur tragjikisht gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.

- Advertisement -

Burime nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për Reporteri.net, duke treguar se nënoficeri i lartë i FSK-së ka ndërruar jetë teksa po kryente testimet fizike.

Ndërkohë, për shkaqet që kanë çuar deri te vdekja e tij kanë folur edhe nga Spitali i Mitrovicës. Burime nga ky spital i kanë thënë Reporterit se nënoficeri ka vdekur nga sulmi ne zemër.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Ibrahim Shala zëdhënës i FSK-së.

- Advertisement -

“Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.

Mësohet se 45 vjeçari, Baki Ejupi, është me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit