8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Xhavit Haliti nuk e kalon pragun për t’u bërë deputet

Rekomandime

Kandidati i PDK’së për deputet Xhavit Haliti nuk ka marrë vota mjaftueshëm sa për të kaluar pragun për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro mëson se Haliti, njëri prej figurave më të rëndësishme dhe më konstante të PDK’së, deputet i të gjitha legjislaturave në Kosovë, nuk ka marrë besimin e qytetarëve edhe për një mandat në Kuvend.

- Advertisement -

Për të qenë njëri nga deputetet e PDK’së në Kuvend këtë mandat duhej të kishte mbi 7500 vota, ndërsa Haliti ka marrë më pas se aq në zgjedhjet e 6 tetorit.

Haliti, ka marrë vetëm 734 vota në kryeqytet.

Kujtojmë që Haliti ka qenë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit