10.8 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Ky është shorti i Ligës së Kampionëve

Rekomandime

Paris Saint-Germain kundër Real Madridit pritet të jetë kryendeshja e rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pas shortit të hedhur për herë të dytë sot në Nyon të Zvicrës.

- Advertisement -

Shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve i ka vënë përballë Paris Saint-Germainin – Real Madridin, Interin – Liverpoolin dhe Atletico Madrid – Manchester United.

Shorti u hodh fillimisht në mesditë, por një gabim teknik në sistem e detyroi UEFA-n ta shpallë të pavlefshëm atë short dhe të vendosë që ai të hidhet përsëri në orën 15:00.

Kampioni në fuqi Chelsea do të përpiqet ta mbrojë titullin përballë Lille.

- Advertisement -

Bayern Munich do të përballet me Salzburg, ndërkohë që Manchester City me Sportingun.

Juventusi do të ballafaqohet me Villarrealin, ndërsa Ajaxi me Benfican.

- Advertisement -

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.

Rregulli i golit si mysafir nuk vlen më!

Për herë të parë që prej sezonit 1966/67, rregulli i golit si mysafir nuk do të përdoret në fazën e eliminimit në këtë garë.

Nëse një takim mbaron baras pas dy ndeshjeve, atëherë do të ketë vazhdime, pavarësisht se sa gola i kanë shënuar si mysafire ekipet. Nëse as pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë takimi vendoset me penallti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit