-1.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ky është shteti që pritet të njohë pasaportat e Kosovës

Rekomandime

Moldaiva, si shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pritet të bëjë një “kompromis” në lejimin e hyrjes së udhëtarëve me pasaporta kosovare në territorin moldavez.

- Advertisement -

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të hyjnë me pasaporta të Republikës së Kosovës në Moldavi.

Sipas portalit moldavez, Newsmaker, më 1 qershor, në kryeqytetin e Moldavisë, në Kishinau, do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Pjesë e këtij komuniteti është edhe Kosova, gjë që ka bërë që disa deputetë të hartojnë një projektligj që do të parashihte vendosjen e vizave për personat me pasaporta kosovare.

- Advertisement -

Megjithatë, akoma nuk është diskutuar nëse do të mbahen bisedime për heqjen e vizave ndaj Kosovës apo edhe njohje të pavarësisë.

Kujtojmë se pikërisht mosnjohja e pasaportave të Kosovës shpeshherë ka kushtuar për qytetarët kosovarë.

- Advertisement -

Në vitin 2020, shorti i Ligës së Kombeve vuri përballë Moldavinë dhe Kosovën, ndeshje kjo që nuk u zhvillua në Moldavi pasi që përfaqësueses kosovare nuk iu njohën pasaportat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit