2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ky është skandali i radhës: Kërkohet shkarkimi i Shpend Maxhunit

Rekomandime

“Emërimi i ish kreut të AKI-së dhe ish Drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni si “Këshilltar për çështje Operacionale të Drejtorit të Përgjithshëm”, përveç shkeljes skandaloze dhe kapjes së Policisë së Kosovës, paraqet edhe konflikt interesi, për shkak të skandaleve paraprake dhe ndikimit të fuqishëm mbi këtë institucion, si dhe lidhjeve të ngushta me të parin e shtetit, presidentin Hashim Thaçi. Kthimi skandaloz në Polici i njeriut të skandaleve të mëdha është një ogur i zi për Policinë e Kosovës, dikur institucionin më të besueshëm në vend”, thotë analisti politik dhe publicisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ish kreu i AKI-së, Shpend Maxhuni do të jetë krahu i djathtë i drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt.

- Advertisement -

Maxhuni që nga dita e martë e ka marrë misionin e ri në Policinë e Kosovës, atë të Këshilltarit për çështje Operacionale të Drejtorit të Përgjithshëm.

Kjo detyrë e re ish shefit të AKI-së, i dhurohet pas dorëheqjes së tij nga AKI-ja, dorëheqje kjo që nga analistët u vlerësua si e sinkronizuar dhe në marrëveshje të fshehtë në mes të Hashim Thaçit dhe të Ramush Haradinajt, për ndarjen e pozitave në institucionet e sigurisë sipas interesit të tyre.

E lidhur me këtë zhvillim të fundit në policinë e Kosovës, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik dhe publicisti, Florim Zeqa.

- Advertisement -

Sipas Zeqës, ky është një skandal i radhës mbi skandalin e kaluar që ndodhë vetëm në Kosovë, ku njerëzit në vend se të hetohen dhe të dënohen për shkeljet që kanë bërë, ata shpërblehen me pozita të larta në institucionet shtetërore.

Florim Zeqa

Emërimet skandaloze nuk kanë të ndalur, sikurse nuk ka të ndalur kapja dhe trajtimi i shtetit si pronë private nga drejtuesit e lartë shtetërorë.

- Advertisement -

Emërimi i ish kreut të AKI-së dhe ish Drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni si “Këshilltar për çështje Operacionale të Drejtorit të Përgjithshëm”, përveç shkeljes skandaloze dhe kapjes së Policisë së Kosovës, paraqet edhe konflikt interesi, për shkak të skandaleve paraprake dhe ndikimit të fuqishëm mbi këtë institucion, si dhe lidhjeve të ngushta me të parin e shtetit, presidentin Hashim Thaçi.

Kthimi skandaloz në Polici i njeriut të skandaleve të mëdha është një ogur i zi për Policinë e Kosovës, dikur institucionin më të besueshëm në vend”, thotë analisti politik dhe publicisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Zeqa thekson se përveç kundërshtimit që po i bëhet në opinionin publik këtij rasti skandaloz, kundërshtimi duhet të vie edhe nga brenda nga njësitet policore, dhe kështu që Shpend Maxhuni urgjentisht të largohet nga ajo pozitë.

Sepse ai do të duhej hetuar dhe ndëshkuar për shkeljet që i ka bërë deri më tani, jo të shpërblehet.

Kështu ndodhë vetëm në vendin e paradokseve të mëdha të quajtur Kosovë, që njerëzit në vend se të hetohen dhe të dënohen për shkeljet që kanë bërë, ata shpërblehen me pozita të larta në institucionet shtetërore! Ndaj këtij emërimi skandaloz duhet të reagojnë menjëherë dhe në mënyrë të fuqishme të gjitha njësitë e stacioneve policore, partitë politike dhe shoqëria civile për shkarkimin e imediat të Shpend Maxhunit edhe nga kjo pozitë superiore, për ta ç’kapur Policinë e Kosovës nga ndikimi i Hashim Thaçit dhe jo vetëm.

Depolitizimi i Policisë së Kosovës dhe FSK-së janë detyra urgjente të qeverisë së re, në të kundërtën, do të vazhdojë degradimi i mëtutjeshëm i tyre si produkt i skandaleve dhe nepotizmit në këto dy institucione-shtylla të shtetit të Kosovës”, përfundon analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit