1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është talibani që do të udhëheqë me Afganistanin: Nuk ka demokraci, vetëm sheriat

Rekomandime

Afganistani mund të qeveriset nga një këshill pasi talebanët morën pushtetin, ndërsa udhëheqësi i lëvizjes islamike Haibatullah Ahunjad me shumë gjasa do të mbetet udhëheqësi suprem, tha një anëtar i rangut të lartë taleban për Reuters.

Mbetet për t’u parë se sa me sukses do të realizohet kjo nga talebanët të cilët kanë vr.arë mijëra ushtarë gjatë 20 viteve të fundit.

- Advertisement -

Struktura qeverisëse është e ngjashme me herën e fundit kur ata sunduan Afganistanin
Kjo ka një ngjashmëri me sistemin shtetëror të Afganistanit kur u sundua për herë të fundit nga talebanët.

Nga viti 1996 deri në 2001, udhëheqësi suprem ishte Mula Omar, por ai mbeti në prapavijë ndërsa çështjet e vazhdueshme u zgjidhën nga këshilli taleban.

Një nga talebanët shpjegon për Reuters se shumë çështje që lidhen me sistemin politik të vendit nuk janë zgjidhur ende, por dihet se Afganistani nën talebanët nuk do të jetë një demokraci.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit