4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është versioni zyrtar i policisë për përleshjen mes Molliqajt e Abazit

Rekomandime

Policia e Kosovës në raportin e saj ka dhënë detaje për përleshjen fizike në mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit pas përfundimit të emisionit Pressing në T7.

- Advertisement -

Në versionin zyrtar të policisë thuhet Haki Abazi ka raportuar sulmin që ia kanë bërë Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij pas përfundimit të debatit.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas përfundimit të debatit i cili ishte mbajt në një televizion, në korridor të objektit të universitetit privat jashtë studios ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas sulmit ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Policia thotë se Haki Abazi ka pësuar lëndime të vogla por nuk ka pranuar të marr tretman mjekësor.

- Advertisement -

“Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar disa lëndime të vogla dhe nuk ka pranuar të marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, është njoftuar prokurori me vendim e të cilit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Vetëvendosje pas debatit në një deklaratë në Facebook e ka quajtur bandit Dardan Molliqajn.

- Advertisement -

“Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht. Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizivë. “Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se slogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët. Presim nga policia të marrë masa ndaj tyre. I bëjmë thirrje KQZ-së të largojë nga lista këta persona që po ushtrojnë dhunë”, thuhet në deklaratën e VV-së.

Fjalët e Haki Abazit për përleshjen: “Kam qenë duke dalur nga koridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën përmbrapa dhe u kacafytëm dhe dojshin me m’goditë. Ka hy Rexhep Hoti në mes dhe qashtu njëfarë situate e pakëndshme e kapjes për fyti e qisi senesh. Edhe një goditje në këmbë sdi ka më ka ardhë se ishte një situatë komplet jo e mirë”, kishte thënë Abazi.

Fjalët e Molliqajt për përleshjen: “Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka deklaruar Molliqaj pas incidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit