3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ky fshat në Kosovë feston inaugurimin e Bidenit, banorët thonë se është miku i tyre

Rekomandime

Në ditën e inaugurimit të Joe Bidenit si president i Shteteve të Bashkuara, banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt, kanë festuar me flamuj dhe foto të Bidenit.

- Advertisement -

Kryetari i këtij fshati, Faton Haxhisalihu thotë se ky organizim është bërë për të falënderuar miqtë amerikan.

“Para pesë ditësh kemi vendosur disa flamuj të Amerikës në rrugë në shenjë falënderimi. Në oborrin e shkollës i kemi vendosur 46 flamuj që simbolizojnë ardhjen e Presidentit të 46 të SHBA-së. Ky është veprim simbolik që tregon se ne jemi me popullin amerikanë”, thya për RTV Dukagjinin Faton Haxhisalihu.

Rreshteri Casidy Howard ka thënë se ndjehen të nderuar nga kjo pritje që po u bëhet nga fshati Bibaj.

- Advertisement -

“Janë shumë mikpritës dhe ne ndjehemi shumë mirë që jemi këtu. Ata po na respektojnë dhe ne e vlerësojmë jashtëzakonisht këtë. Që nga fillimi jemi ndjerë mirë në Kosovë. Është vend i këndshëm dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë me qytetarët në Kosovë”.

Qytetarët shprehen të lumtur që Biden ka ardhur në krye të Amerikës.

- Advertisement -

“Jemi shumë 5të lumtur që Bideni ka ardhur në krye të Amerikës pasi që e njohim edhe personalisht. Që 21 vite ai ka bërë shumë për Kosovën. Kemi pasur rastin që Biden ka ardhur me bashkëshorten në Sojevë”, thotë Sylejman Syla.

Ky fshat gjendet në afërsi të rrugës nacionale Ferizaj-Gjilan, që mban emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit Biden.

Familja Biden kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge më 2016. Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës. Ai ka ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit