5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ky fshat turistik ka infektuar më shumë se gjysmën e Europës, arsyeja pse nuk u karantinua banale

Rekomandime

Që nga shkurti, më shumë se një mijë turistë të Europës veriore janë infektuar në Ischgl. Por, vetëm tani fshati është shpallur zonë e kuqe. Ischgl është fshati austriak, i famshëm për pistat e skive, nga i cili duket se nisi edhe shpërndarja e Covid-19 në një pjesë të mirë të Europës.

- Advertisement -

Në 29 shkurt një grup turistësh erdhën në këtë fshat për ski. Ky fshat i Austrisë është i banuar nga 1500 banorë dhe njihet si parajsa e skijimit. Njerëzit e infektuar nga ky virus filluan të shpërndahen në të gjithë Europën Veriore nga Hamburgu në Danimarkë.

Më 7 mars, autoritetet norvegjeze testuan një grup turistësh që kishin qenë në Austri në gjysmën e dytë të shkurtit. Të nesërmen Oslo bëri një njoftim shqetësues: 491 nga 1198 të Norvegjisë të infektuar kishin bërë ski në Tirol, shumica e tyre në Ischgl.

Autoritetet tirol për më shumë se një javë mohuan gjithçka me cinizëm dhe arrogancë: “Nga këndvështrimi mjekësor – deklaroi drejtori shëndetësor i Landit, Franz Katzgraber – nuk ka të ngjarë që Tyrol të ishte një shpërthim infeksioni”. Sezoni i skive do të vazhdojë. Pavarësisht alarmit nga virologët, të cilët me ditë paralajmëruan një katastrofë në zhvillim.

- Advertisement -

Vetëm në 7 Mars, të ballafaquar me provat Norvegjeze dhe rastin e parë zyrtar të koronavirusit në fshat, ata e pranuan. I infektuari ishte një gjerman 36-vjeçar që punonte si barman në Kitzloch, kasollja më e famshme në jetën e natës në këtë fshat. Megjithatë, kaluan edhe tre ditë para se vendi të mbyllej. Sa për pjesën tjetër të fshatit, bizneset si zakonisht: shpatet e hapura, ashensorët e skive operative, hotelet në operim etj. Për ta nuk ishte e mjaftueshme që Gjermania gjithashtu e shpalli fshatin turistik në rrezik në 13 Mars, pasi autoritetet e Ostalb, në Baden-Wuerttenberg kishin ngritur një alarm të dëshpëruar: 200 njerëz që kishin qenë në autobus për në Ischgl kishin rezultuar pozitivë.

Qindra turistë kanë vizituar këtë fshat turistik këtë periudhë të cilët janë infektuar dhe e kanë përhapur atë në pjesën më të madhe të Europës duke shkaktuar një kaos të madh.

- Advertisement -

Mbi të gjitha ka qindra, sigurisht më shumë se një mijë europianë të infektuar drejtpërdrejt në luginën e Alpeve. Gjysma e rasteve në Norvegji, një e treta e atyre në Danimarkë, një e gjashta e atyre në Suedi, njëqind nga ato në Hamburg.

“Lakmia për para ka mposhtur përgjegjësinë për shëndetin e njerëzve dhe mysafirëve“, ishte komenti i ashpër i Der Standard, gazeta më autoritare austriake, sipas së cilës qeveria tirolase dëshironte të bënte para me sezonin turistik deri në fund, duke lënë ambiente të hapura, hotele dhe klube pavarësisht provave shumë serioze.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit