3.7 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ky ishte momenti më interesant i Adem Mikullovcit në Kuvendin e Kosovës, ja çfarë i bëri Kadri Veselit

Rekomandime

Në orët e vona të natës, aktori dhe politikani Adem Mikullovci, ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

- Advertisement -

Aktori nga Vushtrria, përveç veprave të tij në artë, ka qenë i njohur edhe për një politikanë të hershëm që ka bërë shumë për shtetin e Kosovës.

Ai qysh në vitin 1900 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

E pikërisht kur ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, ai ishte mjaftë i zëshëm.

Madje në disa momente edhe kishte zgjedhur të kritikonte ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.

- Advertisement -

Veseli gjatë një seance të Kuvendit, po lexonte shpejt projektligjet para votimit, e kjo kishte bërë që të reagojë tashmë ish-deputeti i ndjerë i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci.

Ai kishte zgjedhur imitimin që t’ia bëjë me dije Veselit se po lexon shumë shpejt.

“Epo fola zoti kryetar sikur ju, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë, s’po e di çka po votoj”, kanë qenë fjalët e Mikullovcit i cili me profesion është aktor.

Pas kësaj Veseli është duke si në habi duke menduar se bëhet fjalë diçka për shëndetin e Mikullovcit dhe më pas ka shpërthyer në gaz, duke marrë parasysh vërejtjen e deputetit të Vetëvendosjes.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit