jë përdorues i TikTok ka filmuar veten duke ecur nëpër rrugë të zbrazët dhe pretendon se po shfaq pamje nga viti 2027 ku ai është “njeriu i fundit në botë”.
Sipas medieve të huaja, videoja e publikuar nga vetë ai është shikuar më shumë se 60 mijë herë dhe përdoruesi Javier @unicosobreviviente tani ka gjashtë milionë ndjekës që presin me padurim përditësimet mbi “situatën” e tij të pazakontë.
Në videon, të cilën ai e quan “dita e 219 i vetëm në botë”, ai ecën nëpër një rrugë të zbrazët në Spanjë, ku makinat e parkuara rreshtohen buzë rrugës.