8.7 C
Pristina
Monday, April 22, 2024

Ky pritet të jetë veprimi i VV-së për ta ndaluar marrëveshjen për Ujmanin në Uashington

Rekomandime

VV-ja po mendon ta çojë në Kushtetuese edhe pikën e marrëveshjes për UjmaninDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka paralajmëruar dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të pikës për Ujmanin në Marrëveshjen e Uashingtonit.

- Advertisement -

“Duhet të shqyrtohet së pari çështja e marrëveshjes dhe e zotimeve. Pas sqarimit të kësaj, edhe dëmet që dalin nga kjo në raport me Kushtetutën e vendit dhe pastaj ato të dërgohen në Kushtetuese”, ka thënë ai në KTV.

Ai ka thënë se Ujmani është pasuri e Kosovës.

“Ne kemi pranuar që pasuria e vendit tonë të trajtohet në bazë të nevojave tona të energjisë. Ajo është pasuri e Kosovës. Sa kemi ne nevojë dhe çfarë bëjmë me të është çështje e jona, çështje e planeve tona zhvillimore”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Sipas Aliut, Kosova ka pranuar që Liqenin e Ujmanit ta ndajë me Serbinë në bazë të një plani të fizibilitetit që lidhet me energjinë.

“Pra, jo në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Kjo është cenim i të drejtës mbi pasurinë e shtetit dhe mendoj që është shkelje e Kushtetutës”, ka thënë ai.Aliu ka potencuar se Ujmani nuk duhet të diskutohet fare, pasi që është çështje e brendshme e vendit.“Ata i kanë bërë dëm vendit dhe do t’i bëjnë edhe më tej”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit