4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky shtet është shpresa e vetme e Kosovës për heqjen e vizave

Rekomandime

As ky fundvit nuk pritet t’ua sjellë kosovarëve liberalizimin e vizave, pasi përpos Gjermanisë asnjë nga shtetet tjera të BE-së nuk është pro heqjes së vizave për Kosovën. Sipas njohësve të integrimeve, gjasat janë minimale që vizat të hiqen edhe gjatë vitit 2020, mirëpo një shpresë mbetet shteti gjerman, i cili do ta marrë udhëheqjen e Presidencës së BE-së nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, shkruan gazeta “Zëri”.

- Advertisement -

Gjasat janë minimale që kosovarëve t’u vijë liberalizimi i vizave si dhuratë për festat e fundvitit, ashtu siç u ishte premtuar nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Ndonëse përgjatë mandatit të qeverisë “Haradinaj” pati me dhjetëra premtime se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit, një gjë e tillë sipas njohësve të çështjeve të integrimit është e pamundur. Kjo pasi që, sipas tyre, institucionet kosovare ende nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë, me theks të veçantë te luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.

Përpos kësaj, sipas analistëve, pengesa kryesore për mosheqjen e vizave mbetet skepticizmi i shteteve anëtare të BE-së, si Franca, Holanda e Belgjika, të cilat nuk po ia japin dritën e gjelbër këtij procesi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit